Jashari – Ibrahimi befasuan me rezultate

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari
G

gezimi

Vizitor
Jashari – Ibrahimi befasuan me rezultate

Volejbollistet Vildane Jashari e Nazmije Ibrahimi (Kastrioti i Ferizajt) dhe Vlora Berisha e Leonora Latifi (Drita e Gjilanit) arritën suksese të mira në turneun ndërkombëtar të beachvolejt në Shkup të Maqedonisë.
Jashari e Ibrahimi zunë vendin e dytë, ndërsa Berisha e Latifi renditen të gjashtat. “Jam i kënaqur me rezultatet, sepse të jesh në vendin e dytë në mesin e garuesve nga Kroacia, Holanda, Shqipëria, Maqedonia, Serbia etj. është sukses i madh.
Kemi mundur të jemi edhe të parët, por pak a shumë ndikuan reflektorët në lojën e vashave tona”, ka thënë trajneri Abedin Ibrahimi.