HUAZIMET TURKE NË FJALORIN E SOTËM TË SHQIPES

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari

Miri

Anëtar drejtues
2 Korrik 2012
247
2
864
Shkelzen Rrecaj
Huazimet turke të cilat i ka përdorur shkrimtari i madh Kadare në “Kështjellë”, kanë hyrë edhe në fjalorin e sotëm të shqipes dhe përdoren edhe në të folmen tonë.
Disa nga fjalët të cilat përdorën në fjalorin e sotëm të shqipes janë:
Akinxhi, allajbe, aman, araba, bakër, beden, bori, çadër, çaush, çekiç, çomange, daulle, dervish, dynja, gjyle, gjynah, hafije, hamam, harem, hashash, hata, hendek, hoxhë, ibrik, islam, jatagan, jeniçer, kalldrëm, kamxhik, kasaphanë, kazan, kazmë, kullë, legen, llagëm, minare, minder, mushama, myezin, mysafir, ortak, padishah, pasha, perçe, qilim, qysqi, raki, salltanet, sehir, spahi, sulltan, sheh, shejtan, sherbet, shilte, shishe, tamam, tespihe, vezir, xhenet, xhehenem, xhevahir, xhind, yrysh, zift.
Gjithashtu huazime të tjera nga turqishtja të cilat përdoren edhe sot në popull janë të shumta si: alamet, adalet, bajram, bokall, dyzen, damar, sakatoj, sheqer, papuçe, çizme, sapun, hallvë, pite, bakllavë, byrek, bozë, kafe, oxhak, xhezve, dyshek, xhep etj.
Edhe fjalët nga sfera e fesë islame ngelin të pazëvendësueshme siç janë: minare, imam, hoxhë, haxhi, myezin, ezan, namaz, medrese, xhami, selam, ramazan, mejtep, sixhade, ders, xhuma, myfti, myderriz, hafiz etj.
Këto ishin disa huazime të cilat përdoren në leksikun e sotëm të shqipes dhe në fjalorin e sotëm të shqipes.
Megjithëse kjo shtresë leksikore ka gjetur vend dhe hapësirë edhe sot në fjalorin e sotëm të shqipes, vërehet një përdorim i rrallë i këtyre fjalëve si në ligjërim ashtu dhe në të shkruar.
Shkelzen Rrecaj