Hoteli i "Ditës së Gjykimit"

Miri

Anëtar drejtues
Hoteli i "Ditës së Gjykimit"

Hoteli 105 kat që dominon kryeqytetin e Koresë së Veriut, Poingang, mund të hapet vitin e ardhshëm, 26 vite pasi nisi rikonstruksioni.

Ndërtesa në formë piramide quhet ndryshe “Hoteli i Ditës së Gjykimit”.
Drejtori Ekzekutiv i grupit Kempinski, që menaxhon hotelin Ryugyong, thotë se vetëm 150 dhomat të kateve të fundit mund të përdoren si dhoma hoteli.
Reto Wittwer thotë se katet e tjera do të jenë me dyqane, restorante dhe zyra.
Konstruksioni i ndërtesës nisi në vitin 1987

Ajo është ndërtesa e 47 më e gjatë në botë, me 330 metra lartësi. Ishte parashikuar që punimet të përfundonin në vitin 1989 por ndërtuesit braktisën punimet në vitin 1992, kur Koreja e Veriut u prek nga kriza ekonomike.
Ajo u votua si “Ndërtesa më e Shëmtuar në Historinë e Njerëzimit nga revista Esquire në vitin 2008.
Nga vëzhgimet e ndërtesës rezultoi se hoteli ishte ndërtuar me materiale të dobëta kjo ka bërë që të marrë emrin “Hoteli i Ditës së Gjykimit”
Por në vitin 2008 kompania egjiptiane “Orascom Telecom”, nisi ta riparojë atë. Raportohet se ajo ka shpenzuar 180 milionë dollarë për punimet e fasadës dhe hoteli mund të hapet vitin që vjen.

Ish-udhëheqësi i Koresë komuniste Kim Jong-il, që vdiq dhjetorin e kaluar, raportohet se ka urdhëruar ndërtimin e hotelit “Ryungyong”, në vitin 1987.
Shekulli Online/Përgatiti F.S.
 
Sipër