Hollandë, alarm fals për rrëmbimin e avionit me 183 pasagjerë

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari
V

Veptima

Vizitor
Hollandë, alarm fals për rrëmbimin e avionit me 183 pasagjerë

57735_1.jpg
HOLLANDE- Një avion pasagjerësh u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin e Shipolit në Amsterdam i shoqëruar nga forcat ajrore hollandeze pas një alarmi për rrëmbim të mjetit fluturues, por që disa orë më pas rezultoi jo i vërtetë. Avionët luftarakë F-16 gjurmuan avionin që vinte nga Malaga e Spanjës, pas alarmit se avioni mund të ishte rrëmbyer.

Me tu ulur në aeroportin e Amsterdamit, avioni u kontrollua nga forcat e sigurisë, të cilat më pas dolën në përfundimin se bëhej fjalë për një alarm fals. Ka qënë mungesa e komunikimit mes pilotit dhe kullës së kontrollit cka shkaktoi këtë ngatërresë. Një zëdhënës i kompanisë spanjolle të fluturimeve Vueling tha për Rojters, se nuk pati asnjë rrezik për asnjë moment, por thjesht mungesë komunikimi mes pilotit dhe kullës, ndaj dhe aeroporti aktivizoi protokollin e sigurisë. Kjo ishte hera e dyte që aeroporti i Shipolit vihet në alarm brenda një ditë, pasi disa orë përpara kësaj ngjarje një pjesë e aeroportit u mbyll dhe fluturimet u shtynë pasi dyshohej se ishte zbuluar një bombë e Luftës së Dytë Botërore gjatë gërmimeve aty pranë.
(m.a/News24/BalkanWeb)