Historia e Mirditës - Sulmet e para osmane mbi vendin tonë

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari

Miri

Anëtar drejtues
2 Korrik 2012
247
2
864
Historia e Mirditës - Sulmet e para osmane mbi vendin tonë

dinastia.jpg

Dinastia osmane nën sundimin e Sulltan Orhanit u bë shpejt një shtet despotik fanatik që projektoi zaptimin e krejt Europës. Më 1354 turqit kaluan Dardanelet, dhe u hodhën në Ballkan, në këtë periudhë Ballkani ziente nga anarkia feudale. Edhe në Shqipëri nuk kishte një shtet të centralizuar.

Pas tërheqjes së Anzhuinëve më 1338-1340, vendi
mbeti i ndarë në principata feudale të cilat grindeshin mes tyre për shtim influence e pronash. Në Shqipërinë Veriore përveç Balshajve ishin krijuar e po forcoheshin Dukagjinët, Zahariajt, e Kastriotët në vitin 1382 nën drejtimin e Timur Tashit shkelën për herë të parë turqit në tokat Shqiptare. Gjashtë vjet më vonë ata mbërritën në dyert e Lezhës. Beteja e parë mes turqve e ballkanasve u zhvillua më 15 qershor në Gazi Mestan të Kosovës.


Pas kësaj beteje turqit vazhduan të pushtonin njëra pas tjetrës principata Ballkanike dhe i vunë sundimtarët e tyre në varësi vasaliteti. Mirditasit nuk morën pjesë në betejën e Fushë-Kosovës, pasi ata nuk e kishin formuar ende unitetin e tyre politiko-luftarak. Ata nuk kishin asnjë prijës të vetin që tu printe, nga që dhe Dukagjinët nuk morën pjesë në këtë betejë, as si pjestarë të koalicionit ballkanik e as si përkrahës të turqve.
Ata edhe në betejën e Ankarasë në vitin 1402 nuk morën pjesë si reparte të Mirditës, por si ushtri të Gjergj Dukagjinit; zemra e zotërimeve të Dukagjinëve ishte krahina që më vonë do të njihej me emrin Mirditë.