Historia e Mirditës - Shkaqet e luftës për liri në Mirditë

Miri

Anëtar drejtues
Historia e Mirditës - Shkaqet e luftës për liri në Mirditë

shkaqet-e-luftes.jpg

Mirdita në konceptin etnologjik e kulturor të saj në momentin fillestar të “ngjizjes” së saj ishte një trevë e cila përbëhej nga popullsia sedentare (dukagjinasit) e përzierë dhe e lidhur me fise të tjera arbnore – shqiptare të ardhur nga të katër anët.

Si popullsia vendore ashtu dhe ajo e ardhur ishte përzgjedhja më e mirë e shqiptarëve – armiq të turqve dhe që karakterizoheshin nga vëndosmëria për tu mos u islamizuar dhe osmanizuar pavarsisht nga pasojat. - Kjo popullsi e përzgjedhur ishte e frymëzuar gjatë gjithë historisë së mbijetesës së saj, nga besimi tek kryqi duke e pranuar përballjen me sakrificën.

- Ky frymëzim tek feja dhe dashuria për atedheun e lirë u mbajt i gjallë kryesisht nga prelatet katolik por dhe kujtimi brez pas brezi për heroin e tyre Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu.
- Shkak tjetër i luftes së vijuar për liri ishte dhe fakti se kjo popullsi e kishte kthyer artin e luftës dhe taktikat kryengritëse si një kulturë të tij. Kjo e pati origjinën që në kohën e qëndresës së lavdishmë te shekullit XV. [HR][/HR]- Terreni malor i krahinës garantonin një epërsi ndaj hordhive të panumërta osmane që sulmuan për pesë shekuj Mirditën dhe krahinat malore por dhe fushat përreth saj. Ky është dhe shkaku që ndryshe nga fusha e Tiranës, Durrësit dhe nje pjesë të ultësirës Shkodrane u kryen reforma të tokës dhe u osmanizua popullsia e tyre, ndërsa fushat e luginat përreth malsisë së Mirditës si fusha e Lezhës, e bregut të Matës, ajo e Lecit dhe e Mamurrasit deri afër Fushë Krujës dhe Rodonit, Zadrimës etj, nuk u kryen reforma osmane, popullsia mbeti e krishtere dhe ato ngalen pjesë integrale të Mirditës si në pikpamjen etnokulturore por dhe në pikpamjen e organizimit të luftës antiturke.
Tërheqjet e mirditasve nga fushat e tyre kur vinte ushtria turke ishin taktike dhe të përkohëshme.
Gjatë shekullit XIX turqit bënë një veprim djallzor duke u dhënë tokë në breg të Matës dhe Shëngjin e Ishull Lezhë, Rile, etj duke zënë pjesërisht këto fusha. Kjo solli jo vetëm armiqësi mes malsorëve të ardhur e mirditasve, por stimuloi piraterinë dhe gjakmarrjen mes fiseve katolike me miqësi të vjetër historike.
Urrejtja mes shqiptarëve, kundërvënia ndaj njëri-tjetrit ishte fara më e keqe që mbolli Turqia dhe solli pasoja e pengesa në ndërtimin e të ardhmes së tyre, farë e cila nuk u zhduk deri në ditet tona.
 
Sipër