Historia e Mirditës - Qëndresa popullore pas vdekjes së Gjergj Kastriotit

Miri

Anëtar drejtues
Historia e Mirditës - Qëndresa popullore pas vdekjes së Gjergj Kastriotit

vdekja-e-skenderbeut.jpg

Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, më 17 janar 1468, turqit u lëshuan mbi tokat shqiptare si të gjithë pushtuesit mbi vendet e sulmuara, pushtuan njërën pas tjetrës kështjellat shqiptare deri sa më 1479 pushtuan dhe qytetin e fundit Shkodrën. Me tokat e pushtuara ata krijuan njësi administrative, sipas modelit të tyre, Sangjakët.

Përveç Sangjakut të Ohrit krijuar qysh herët prej tyre, në përbërjen e të cilit hynin edhe Selita, Kthella, e Rraza krijuan dhe Sangjakun e Shkodrës në përbërjen e të cilit hynin dhe Manatia, Bulgëri, Kryezezi dhe Vela dhe në vitet ’90 të shek. 15 krijuan dhe Sangjakun e Dukagjinit në përbërjen e të cilit hynte dhe Mirdita, Fandi i Vogël, Fandi i Madh dhe Dibrri.


Ndarja administrative dhe futja në to e krahinave vetqeverisëse kishte qëllim shuarjen e qëndresës së popullit Shqiptar. Sulltani urdhëroi qeveritarët lokalë, sangjakbejtë e Shqipërisë, të organizonin regjistrimin e popullsisë dhe të pronave të tyre dhe ti ngarkonin banorët vendës me taksa. Turqit në zonat malore i ngarkuan banorët me taksën e Xhizjes, dhe vazhduan përpjekjet e tyre për të realizuar urdhërin e sulltanit dhe në këto zona. Inkursionet e jeniçerëve që shoqëronin eminët osmanë për regjistrimine pronave në malet tona çuan në lëvizjet e para antiosmane. [HR][/HR]Në vite 1498 kryengritësit e nisur nga Mirdita e Puka sulmuan Lezhën, kapën e burgosën të gjithë qeveritarët e atij qyteti dhe bllokuan rrugën që kalonte nëpër luginën e Drinit e lidhte qendrën e Sangjakut - Shkodrën me krahinat e brendshme të Ballkanit. Në këto rrethana Sangjakbeu i Shkodrës, Feris Beu mori masa përforcuese për të mos e lëshuar qytetin në duar të kryengritësve, duke kërkuar edhe ndihmën e Sulltanit.


Zgjerimi i lëvizjes së Mirditës e Pukës në territoret fqinje të tyre në vitet 1499-1500 dhe kthimi i Skëndërbeut të ri më 1501 e thirrja e tij drejtuar gjithë bujarisë shqiptare “Për të rrokur armët kundër zaptuesit”, në një kryengritje të përgjithshme detyroi sulltanin të urdhëronte mobilizimin e të gjitha ushtrive të sangjaqeve shqiptare dhe nisi nga Stambolli mjaft reparte jeniçerësh për shtypjen e kësaj lëvizjeje, e cila kishte izoluar qeveritarët e Shkodrës e kishte rrezik të shëndërrohej në një kryengritje të përgjithshme shqiptare.


Kryengritësit Mirditorë e Pukjanë, të mbetur vetëm, pasi thirrjes së Skënderbeut të ri nuk iu përgjigjën krahinat e tjera, princërit e të cilave tash ishin vasalë te Sulltanit, përballë ushtrive të shumta turke e lëshuan Lezhën më 1506 dhe u tërhoqën, për të vazhduar qëndresën në malet e tyre.
 
Sipër