Historia e Mirditës - Lufta kundër vendosjes së sistemit të timareve

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari

Miri

Anëtar drejtues
2 Korrik 2012
247
2
864
Historia e Mirditës - Lufta kundër vendosjes së sistemit të timareve

lufta.jpg

Jashtë kontrollit të turqve në shek 16 mbetën shumë krahina malore në veri e jug të vendit. Në krahinat Mirditë, Fandi i Vogël, Fandi i Madh, dhe Dibërr, turqit nuk caktuan detyrime për çdo prodhim si në zonat e ulta pasi nuk kishin mundur të bënin regjistrimin e plotë të banorëve dhe të pronave të tyre, prandaj caktuan një taksë fikse, xhizjen, që shkonte në arkën e Padishahut. Më 1515 banorët e krahinës së Mirditës nuk pranuan t’iu dorëzonin eminëve turq taksën e xhizjes dhe rrokën armët kundër tyre dhe ushtrive që i shoqëronin.

Me banorët e Mirditës u bashkuan dhe ata të Fandit të Vogël, të Fandit të Madh dhe të Dibrrit. Fill pas këtyre u ngritën dhe ata të maleve të tjera të Dukagjinit ku ishte përgatitur një kryengritje e nxitur dhe e udhëhequr nga Progon Dukagjini, i sapoemëruar sangjakbe i Dukagjinit. Kryengritësit sulmuan Lezhën.


Me ta u bashkuan dhe repartet e jeniçerëve të atij qyteti. Këto forca çliruan Lezhën dhe u bënë gati ti binin Shkodrës. Në këto kushte Sulltan Selimi II thirri në Stamboll Progon Dukagjinin dhe e ekzekutoi, i biri i Progonit u vu në krye të lëvizjes. Nën udhëheqjen e tij kryengritësit pasi çliruan Lezhën iu dejtuan Shkodrës dhe Krujës dhe i rrethuan ato kështjella .Rrethimi zgjati për rreth 6 muaj. Në këto kohë Sulltani u lirua nga lufta e Anadollit ndaj nisi shumë ushtarë kundër kryengritësve të cilët u detyruan të tërhiqen.
Në regjistrimet e viteve 1529-1536 të dhënat për krahinat e Mirditës, Fandit të Vogël, Fandit të Madh, e Dibrrit nuk qenë të sakta pasi banorët nuk pranuan të paraqiteshin tek eminët osmanë. Më 1560 u hodhën në kryengritje banorët e Pukës, Dibrës dhe ata të Lurës, krahas tyre u bashkuan dhe ata të krahinës së Mirditës, Fandit të Vogël, e të Fandit të Madh si dhe të mjaft fshatrave të maleve të Dukagjinit. Për shuarjen e kësaj kryengritjeje të gjerë Sulltani urdhëroi Sangjakbejtë e Shkodrës, Ohrit, Elbasanit të bashkonin forcat e të sulmonin “rebelët”, siç i quante ai kryengritësit, të shkonin në shpatë të pabindurit, tu merreshin rob gratë dhe fëmijët, pasuritë e tyre të plaçkiteshin ose t’u digjeshin.


Masat e rrepta të ndërmarra në vitet 1560-1570 krijuan njëfarë qetësie në sangjakët Shkodër, Ohër e Dukagjin. Në këtë periudhë sipas urdhërit të Sulltan Selimit II u krye regjirtrimi kadastral i tretë në vitin 1571, por sërish banorët vendas nuk u paraqitën ndaj dhe këto regjistrime nuk qenë të sakta, pasi u kryen jo nga vetë banorët po nga njohës të tyre. Nahia e Mirditës me 9 katunde dhe Dibrrit me 7 katunde u hoqën si timare të Spahinjëve, ne Dukagjin e Lezhë dhe iu dhanë si hase Sangjakbeut të Dukagjinit dhe të Shkodrës.
Pas mbytjes me gjak të kryengritjeve të viteve 60-70 të shek. 16 turqit mundën të depërtonin dhe në krahinat malore. Depërtimi gradual në këtë etapë të tretë në 1571-1591 në Mirditë, Fand të Vogël, Fand të Madh, Dibërr dhe krahinat e tjera malore fqinje të tyre nuk qe gjë tjetër vecse zëvendësimi i pushtetit të Dukagjinëve me pushtetin qendror të Sulltanit, porse sundimtarët e rinj osmanllinj nuk kishin mundur të vendoseshin plotësosht përderisa nuk kishin arritur të cenonin vetqeverisjen e brendshme të tyre.


Në krahinat tona malore nuk u vendos e nuk veproi asnjëherë legjislacioni turk, lidhur me posedimin e pronës. Ajo mbeti si dhe më parë pronë e familjeve dhe e përbashkët e fshatrave sado që në pikëpamje juridike ishte shpallur si pronë “mirie”.