Historia e Mirditës - Kisha dhe Prelatët

Miri

Anëtar drejtues
Historia e Mirditës - Kisha dhe Prelatët

kisha-dhe-prelatet.jpg

Kisha dhe Prelatet katolik përbëjnë një faktor kryesor në frymëzimin e shqiptarëve në luftë, por dhe në forcimin dhe konsolikimin e Principatës së Mirditës (ata kryen misionin e aristokracisë dhe të prijësve që mungonin tashmë). Në kushtet kur emigroi pjesa më e vlefshme e shqiptarëve si strategët ushtarak, politikanët, shtresa e fisnikërisë feudale etj, populli shqiptar u la në gjendje mjaft të pështjelluar. E vetmja kastë (shtresë) e ditur që mund të merrte misionin e orjentimit të popullit dhe organizimit të tij në luftën për mbijetesë ishin priftërinjtë (përfaqësuesit e fesë).


Arsyet kryesore të kësaj sipërmarrje ishin: e para, Kisha kishte influencen e besimit, e dyta, priftërinjtë ishin më të ditur e të shkolluar se ata që kishin mbetur, e treta ishin më pak të ekspozuar për shkak të petkut dhe veprimtarisë së tyre fetare. Dhe kështu ndodhi. Priftërinjtë ishin jo vetëm misionarë të fesë por bashkë me këtë shpesh ata bëhen frymëzues dhe prijës të luftës për liri. Në lidhje me këtë argument dhe në dobi të tij flasin një numër i madh burimesh dhe autorësh të huaj dhe shqiptar. [HR][/HR]“Në kohën e vet rregullimit të fiseve shqiptare si atëherë kur u zhduk bujaria e lartë… ndikimi i kishës bëhet shumë i madh ndër të gjithë këto fise luftarake… Pas shuajtjës së abacive të shumta benediktine të dikurshme në këtë trevë, gjurmët e nderimit të lartë… ndaj institucioneve të krishtera dhe përfaqësuesve të tyre pa marrë parasysh asgjë, ishte prezent kudo”.


“Mirditët i mbajnë edhe sot kuvendet pranë gërmadhave të Shenpalit tek Abacia e dikurshme dhe fshati i peshkopit të Pilotit”. “Kryepeshkopi Bizi i cili vizitoi dioqezën e tij në vitin 1610 tregon për banorët e fshatit Blinisht, të cilët sapo e panë Klerikun, ndërprenë punën, dhe rendën ti puthin dorën. Kryetari krenar i Mirditëve Gieclalos, njeri i cili kishte përlyer duart me shumë vrasje… ra përpara Kryepeshkopit në gjunjë dhe iu lut që ta bekonte”– shkruan Shuflaj”.
 
Sipër