Historia e Mirditës - Bashkimi mes fiseve katolike dhe bajraqeve

Miri

Anëtar drejtues
Historia e Mirditës - Bashkimi mes fiseve katolike dhe bajraqeve

bashkimi.jpg

Një faktor themelor i formimit të Mirdites, unitetit të fiseve që e përbënin atë, si dhe konturimit gjithnjë e më të dukshëm ishin kuvendet ndërkrahinore me objekt “beslidhje” për qëndresë dhe veprimet luftarake kryengritëse të zhvilluara në Krahinë dhe përreth saj. Përreth saj zhvillohej proçesi i islamizimit dhe osmanizimit të shqiptarëve.

Popullsia e kësaj krahine ishte popullsi e formuar nga popullsia vendase (dukagjinase) dhe pjesa më e madhe ishte popullsia arbnore-shqiptare e ardhur nga gjithë trevat dhe nga të katër anët (nga Ohri, Shkodra, Peja, Gjakova, nga fusha e Durrësit, e Tiranës dhe e Krujës etj).


Siç kemi thënë më sipër shkaku i shpërnguljes ishte mbijetesa para zhdukjes dhe urrejtja ndaj pushtuesve turq. Kjo mishelle popujsh (arbnor-shqiptar) ishte një përzgjedhje e shkëlqyer që ruajti identitetin shpirtëror dhe material por dhe krenarinë për të kaluarën e lavdishme të shqiptarëve. Këto “popuj” krahas veçorive kulturore dhe zakoneve të ndryshme për shkak të trevave nga vinin, filluan të formësonin (të ngjizej) një kulturë unike (besimi i njëjtë, zakone dhe veshje të njëjtë, mënyrën e jetesës) në themel të secilës ishte kultura iliro-arbnore. [HR][/HR]Këta popuj filluan të quhen, sidomos pas shekullit XVI, Mirditas dhe krahina e tyre Mirditë. Ky emër ishte vendas (dukagjinas) dhe u përvetësua shumë shpejt nga gjithë krahinat e banuara me popujt e sojit të përmendur me lart (nga Drini në veri deri në malsinë e Krujës dhe Tiranës në jug, nga Danja e Shëngjini në perëndim, deri në Sinje e Mat (stelush) në lindje). Për shqiptarët në përgjithësi por për mirditasit në veçanti arti i të luftuarit ishte bërë jo vetëm faktor mbijetese por dhe pjesë e pandare e kulturës së tyre.
Taktikat e luftës guerile por dhe veprimet e kombinuara luftarake që përdorën mirditasit për më se 5 shekuj e kishin zanafillën që në luftën e shekullit XV-të të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Shpirti luftarak, luftrat e panderprera dhe aftësia e arti i të luftuarit në këtë krahinë rrënoi në vijimsi garnizone e tuba ushtarake turke dhe solli për rrjedhojë “respsktimin” nga “Osmani” dhe “Islami” të lirisë së krahinës. [HR][/HR]“Nuk ka ç’bën Krajli, as mbreti
ku s’bën toka bukë për veti”
në këto vargje nuk pasqyrohet realiteti pasi Mirdita kishte fusha, lugina, male, madje dhe dete. Por pasqyrohet justifikimi i disfatave të turqve në luftë me mirditasit dhe pamundësia e tyre për të nënshtruar krahinën.
 
Sipër