Historia e Krishtërimit në Shqipëri

J

Jani

Vizitor
Historia e Krishtërimit në Shqipëri

Shqipëria ka qenë, në fakt, një nga vendet e Evropës që u has më hershëm me krishterimin dhe ka një histori të gjatë me këtë besim fetar. Dihet se përgjatë bregut ilir ka patur ngulime relativisht të hershme të krishterësh.

I pari që predikoi(parathà) ungjillin në Shqipëri mund të ketë qenë vetë Shën Pali i cili shprehet, "Nga Jeruzalemi e rrethinat deri në Iliri plotësova predikimin e Ungjillit të Krishtit" (Romakëve 15:19). Edhe apostulli Shën Andrea besohet se ka predikuar në Epir. Një numër i papërcaktuar të krishterësh ka jetuar në portin e Durrësit në vitin 58 e. r., dhe aty nga shekulli i katërt deri në të pestin krishterimi kishte lënë gjurmë të dallueshme anembanë vendit.

Peshkopët e krishterë nga Dardania dhe Maqedonia Salutare, dmth zyrtaret e lartë nga Shqipëria lindore dhe Kosova e sotme, dihet se kanë marre pjesë në Këshillin e parë Ekumenik që u mblodh në Nikea në vitin 325 të erës së re nga Perandori Konstandin (sundoi në 307-337 e. r.) qëllimi i të cilit mes të tjerash ishte të pengonte ngritjen e Arianizmit brenda perandorisë. Gjithashtu, pesë a gjashtë peshkopë nga Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetër morën pjesë në Këshillin e Sardikës në vitet 343-344 e. r.). Gjysmë shekulli më vonë, në 395, Shqipëria Ilire e ndjeu çarjen fillestare midis Perandorisë Romake të Lindjes dhe asaj të Perëndimit, pasi gjendej që në krye të herës në kufirin kulturor dhe politik mes Lindjes Bizantine dhe Perëndimit Italian.

Ajo mori dhe përfitoi nga të dyja kulturat por njëkohësisht e pësoi keqas në shekuj nga konfliktet mes dy gjysmave të perandorisë. Hë për hë, pak të dhëna ka mbi Kishën e Krishterë të hershme në Shqipëri, ngaqë strukturat kishtare u fshinë me pushtimin dhe ngulimet sllave të Shqipërisë aty nga viti 600. Fjala angleze për Mesjetën e hershme "Dark Ages" (Kohë të Errëta), e përshkuan më së miri errësirën e plotë të Shqipërisë së asaj kohe.

Në monografinë e tij Geografia Ecclesiastica dell'Albania, botuar në 1934, studiuesi jezuit dhe albanologu i madh Fulvio Cordignano (1887-1951) renditi në një listë rreth 275 kisha katolike që ekzistonin në Shqipëri aty nga mesi i dhjetëvjeçarëve të fundit të shekullit të gjashtëmbëdhjetë dhe mesi i të shtatëmbëdhjetit. Këto kisha ishin emërtuar sipas një radhe shenjtorësh të krishterë, mbi dyzet në tërësi, por po të vërehet me më kujdes lista, shihet se mëse gjysma e kishave të asaj periudhe mbante emrat e vetëm katër shenjtorëve : Shën Mëria, Shën Kolli, Shën Premtja dhe Shën Gjergji.

Nga 275 kisha katolike të renditura nga Cordignano, 42 i kushtoheshin Shën Mërisë, më shumë se cilitdo shenjti tjetër. Kishte kisha historike katolike në Ulqin (sot në Mal të Zi), Shurdhah (Shkodër), Dejë (Shkodër) dhe Drisht (Shkodër) që ishte capitulum ecclesie S. Marie de Drivasto e shënuar në 1353, Naraç (Shkodër), Hajmel (Shkodër), Renc (Lezhë), Fishtë (Lezhë), Troshan (Lezhë), Kalivaç (Lezhë), Lezhë, Mërtur (Pukë), Surroj (Kukës), Shpërdhaze (Mirditë), Malaj (Mirditë), Ndërshene (Mirditë), Ndërfanë (Mirditë), Lurë (Dibër), Çidhne (Dibër), Gur i Bardhë (Mat), Sebasta (Laç), Mbret (Laç), Kurcaj (Krujë), Kepi i Rodonit (Durrës) shënuar në 1418, Brar (Tiranë) që prej shekullit të dymbëdhjetë, Skuterrë (Tiranë), Pëllumbas (Tiranë), Buçimas (Tiranë), Linzë (Tiranë), dhe Bishqem (Peqin).

Kishte gjithashtu mjaft kisha dhe manastire ortodokse përkushtuar Virgjëreshës së Bekuar midis të cilëve ata në: Berat që nga viti 1797, Peshtan (Berat), Elbasan që nga viti 1833, Ardenicë (Lushnjë), Apolloni (Pojan, Fier), që nga fillimi i shekullit të trembëdhjetë, Dhërmi (Vlorë) nga shekulli i trembëdhjetë tek i katërmbëdhjeti, Dhivër (Sarandë) e vitit 1604, Peca (Sarandë) e vitit 1770, Piqeras (Sarandë) e vitit 1672, Nivicë-Bubar (Sarandë) e shekullit XVII, Malçan (Sarandë) aty nga viti 1600, Marmiro pranë Orikumit (Vlorë) që nga fillimi i shekullit të dhjetë, Kameno në verilindje të Delvinës, Zvërnec (Vlorë) nga shekujt XIII-XVIV, Goranxi (Gjirokastër) aty nga viti 1600, Vllaho Goranxi (Gjirokastër) që nga viti 1622, Koshovicë (Gjirokastër) që nga viti 1669, Saraqinishtë (Gjirokastër) që nga viti 1634, Nivan (Gjirokastër) që nga viti 1702, Konicka (Gjirokastër) që nga viti 1789, Dhuvjan (Gjirokastër) Llongo (Gjirokastër), Treneshishta (Gjirokastër), Vanistër (Gjirokastër), Peshkëpi (Gjirokastër) që nga fillimi i shekullit të dhjetë, Zervat (Gjirokastër) e hapur që nga fillimi i i shekullit të dhjetë, Labovë e Kryqit (Gjirokastër) që nga fundi i shekullit të dhjetë, Skora (Gjirokastër) që nga viti 1773, Sopik (Gjirokastër) që nga viti 1770, Leusa (Përmet) që nga viti 1812, Kosinë (Përmet) nga shekulli i dymbëdhjetë te i katërmbëdhjeti, Seranjperat (Përmet)nga shekulli XVII, Leskovik (Ersekë), Barmash (Ersekë) që nga viti 1616, Postenan (Ersekë) që nga shekulli i shtatëmbëdhjetë te i tetëmbëdhjeti, Lashovë (Ersekë) që nga shekulli i tetëmbëdhjetë, Voskopojë (Korçë) nga viti 1712, Vithkuq (Korçë) nga shekulli i shtatëmbëdhjetë te i tetëmbëdhjeti, Maligrad në Liqenin e Prespës që nga viti 1345, Pogradec, Niçe (Pogradec) që nga shekulli i tetëmbëdhjetë, dhe në Lin (Pogradec).
Shën Mëria adhurohej sidomos gjatë shtegtimeve në ditën e përkujtimit të saj, 15 gushti, Dita e Ngritjes në Qiell, e njohur në Shqipëri si Shën Mëria e Gushtit.

Për ortodoksët kjo ditë festohet si Fjetja e Shën Mërisë, dikur e shënuar më 27 gusht sipas kalendarit bizantin, por tani më 15 gusht sipas kalendarit latin. Shtegtime në nderim të Shën Mërisë përfshinin edhe ngjitjen në male të larta, mbeturinë e kulteve të hershme të para-krishtera: në malin e Tomorrit, në malin e Gjalicës pranë Kukësit, në malin e Shën Lleshit pranë Krujës, në malin e Kundrevicës të Kurveleshit, në malin Pashtrik në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Pjetër Bogdani (rreth 1630-1689) e përshkruan festimin në malin e fundit në 1681 si vijon :
"E kalojne aty gjithë natën, me daulle, bilbila, duke kërcyer e kënduar.

Pas mesnate fillojnë një procesion të përzier myslimanët, serbët dhe grekët me qirinj të ndezur dylli, me gjatësi të ndryshme sipas moshës së personit që i mban në dorë. I sillen rrotull majës së malit më të lartë për tre orë me këmbët zbathur (disa nga myslimanët që prijnë janë kalëruar.)"
Në Shqipërinë qendrore, gratë shterpë udhëtonin për në plazhet e Kavajës dhe të Durrësit për t'u larë në ujërat e detit. Ky zakon, me të cilin gratë shpresonin të mbeteshin shtatzëna, u ndoq në heshtje e pa bujë edhe gjatë diktaturës komuniste. Në Seltë, në zonën e Shpatit të Shqipërisë qendrore, gjatë kësaj dite flijohej një lopë.

Në fshatin e Bibajt të Rekës së Epërme (Maqedoni), shqiptarët orotodoksë festonin më 4 dhjetor Shën Mërinë e Dimrit. Edhe shqiptarët ortodoksë të Shqipërisë e shënojnë këtë festë, e njohur edhe me emrin "Festa e Paraqitjes së Shën Mërisë në Tempull", duke e festuar më 21 nëntor sipas kalendarit latin. Sipas traditës, gjatë kësaj feste ndizeshin qirinj dhe piqej bukë e cila, pasi bekohej nga prifti, hahej.

Po ne Reken e Eperme, ne fshatin e Sences kryhej festa e Shen Merise se Vogel, (rumanisht Sfanta Maria Mica, vllahçe St|marie N'ic) e cila perkujton lindjen e Shen Merise me 21 shtator sipas kalendarit bizantin dhe tani me pergjithesisht me 8 shtator sipas kalendarit latin. Kjo dite njihet edhe si Dita e Bleteve, meqe perkon me periudhen e vitit kur kryhet shitblerja e bleteve.

Fisi i Grudajve dhe qyteti i Shkodres e festonin diten e Shen Merise me 8 shator, ndersa banoret e Vuklit dhe te Nikçes e nderonin Virgjereshen me 24 maj. Shën Meria pernderohej ne veçanti brenda kishës katolike te Shqipërisë si Zoja e Shkodrës (La Madonna di Scutari) ose Zoja e Bekueme, e njohur edhe si Zoja e Kshillit te Mire (La Madonna del Buon Consiglio). Festa e Zojes se Shkodrës shënohej nga te gjithe fiset katolike te veriut. Keshilli i katërt i peshkopëve shqiptare, i mbajtur ne vitin 1895, e shpalli Zojen e Shkodres APajtore te Shqipërisë <at> .

Zoja e Shkodres ka edhe nje legjende te veten : Zoja (Madonna) gjendej ne fillim ne nje kishe te vogel te Shkodres se vjeter ne kembe te malit te Rozafes, ku katoliket e Shkodres e pernderonin portretin e saj ne një pikture me boje vaji. Ne 1467, kur trupat osmane e mbanin Shkodren ne rrethim dhe kercenonin te çshenjteronin kishen, piktura u shkeput për mrekullit nga muri, u largua nga ndertesa dhe mori fluturimin drejt perendimit mbi detin Adriatik për ne Itali.

E ndoqen dy shtegtare shqiptare, Gjorgji dhe De Sclavisi. Portreti ne pikture i Zojes erdhi e u preh ne qytetin e Genazzano-s prane Romes, ku u ngrit nje kishe ne nder te saj, Kisha e Zojes se Kshillit te Mire (La Chiesa della Madonna del Buon Consiglio).
Qe prej asaj kohe, vendi i shenjte i Genazzano-s ka qene pike shtegtimi për katoliket shqiptare. Rreth vitit 1700, përnderimi i Zojës se Genazzano-s u perhap edhe mes arbereshve te Kalabrisë, ne veçanti ne San Benedetto Ullano, fale klerikut Stefano Rodotà.

Kisha e tanishme e Genazzano-s u ndertua ne fillim te shekullit XX dhe shtegtaret e vizitojne duke ecur zbathur, sidomos gjate dites perkujtimore te Zojes se Kshillit te Mire qe eshte 26 prilli. Edhe Kisha e Zojes ne Shkoder ka qene gjithmone shume e përnderuar nga katoliket shqiptare te veriut. Ne prill 1946, nje vit pas marrjes se pushtetit nga komunistet, mbi dymije vete moren pjese ne shtegtimin tek ajo.

Megjithate, jo shume kohe me vone, kisha u mbyll dhe u shnderrua ne salle vallezimi dhe ne vitin 1967, gjate fushates komuniste kunder fese, kisha u rrafshua pertoke.
 
Sipër