Historia e emrit te Krahines se Mirdites!

Miri

Anëtar drejtues
Historia e termit MIRDITË kohët e fundit është bërë si receta e CocaCola-s kush zgjohet më herët thotë që ka zbuluar prejardhjen e emrit MIRDITË. Ja se çfarë shkruan Gëzim Selmani në Gazetën Impakt:

Marrë nga gazetaimpakt
Per sherbimet dhe trimerine qe treguan mercenaret jezuite shqiptare kundrejt osmaneve ne Betejen e Kosoves te vitit 1389, Sulltan Murati i shperbleu ata me trroje te shumta, duke ja vene vete emrin kesaj krahine si shenje respekti per prijsit katolike dhe sherbysen katolike qe i sherbyen atij me besnikeri. Me pak fjal historia nis keshtu: Sherbyesja katolike shqiptare qe i sherbente Sulltan Muradit e pershendeste ate cdo dite me urimin shqip “Mirdita” dhe kjo fjal i ngeli ne kujtese Sulltanit qe kur erdhi koha per te shperblyer mercenaret katolike qe e kishin ndihmuar ate ne kete beteje, ai i vuri emrin “Mirdite” krahines te tyre. Pra emri i krahines se Mirdites ka per kumbar Sulltan Muratin dhe ky fakt historik, eshte eveidentuar qarte nga dy udhetare te huaj qe udhetuan mes Mirdites dhe bujten per nje darke ne shtepine e “Princit” mirditore Preng Bib Doda qe ne gostine e shtruar per nder te miqve te huaj, ju tregoi vete me goje te tij historine e emrit te Mirdites dhe aleances se tyre te hershme me Sulltan Muratin ne Betejen e Kosoves. Ja si pershkruhet ky fakt historik ne kujtimet e dy te huajve:

Risearches in the Highlands of Turkey,Chap XIV, The name Mirdite, pg 313, Henry Fanshawe Toze

“Para se te mbaronte dreka, princ Doda na prezantoi djalin . . . . Mbasi na degjoi ne qe zume ne goje emrin e Skenderbeut, ai na tha se do te na tregnte nje fakt interesant historik te parardhesve te tij. Ai urdheroi qe ti sillnin nje liber qe tregonte jeten e nje heroi italian. Mbasi cfletoi disa flete dhe duke mbajtur librin me koke poshte na tregoi nje pikture portret. Duke kaluar nga ngjarjet historike ne ato filozofike, ai vashdoi te na shpjegonte historikun e emrit te Mirdites qe pershkruhet ne traditen e vendasve. Emri i Mirdites lidhet me mengjesin e luftes se Kosoves, kur Sulltan Murati takoi udheheqesit e fisit Mirditore qe kishte ardhur aty me forcat e tyre per te mbeshtetur Sulltanin dhe u pershenden nga Sulltan Murati me fjalen shqip (Mire- Dita). Kur lufta mbaroi dhe Sulltani vendosi te shperbleje aleatet e tij me te vyer, ai e pagezoi krahinen e tyre me emrin Mirdite, per nder te fjales qe kishte mesuar ate mengjese nga ajo gruaja e mire”

Ja pra ku eshte e verteta e mercenarizmit jezuit te mirditoreve kundrejt Portes te Larte dhe shpjegimi i emrit te krahines te tyre qe ka si kumbar vete Sulltan Muratin. Tani a nuk do te ishte e arsyshme qe bashke me simbolin turk qe bishat hoqen me dhune nga termocentrali ne Mirdite te hiqnin dhe emrin e krahines te tyre qe eshte nje emertim i vendosur nga vete Sulltan Murati?
Tani pa hyrë në fe e në politikë (sepse nuk është as vendi as kuvendi), doja t'i tregoj zotit Gëzim se Mirdita është një ndër zonat më të shquara që kanë arritur të mbajnë gjallë traditën. Sipas historisë dhe fakteve shumë sundime kanë provuar ta mposhtin dhe t'i ndërrojnë kostumet dhe zakonet, por kurrë nuk ja kanë arritur qëllimit sepse brez pas brezi trashëgohet rëndësia e kulturës, respektit dhe e fjalës.

Një rol të rëndësishëm në mirditë pa diskutim e ka edhe besimi (katolik) i cili është i ndërthurur aq mirë me traditën sa që nuk toleron kontraste të qëllimta për shkëputje. Përveç kësaj nuk është mbyllur kurrë në fundamentalizëm dhe ka ditur te shndrisë gjithmonë e gjithkund me kontribut, kumbari e miqësi edhe me miqtë tanë të besimeve të ndryshme.

Ndoshta nuk tolerojmë faktin se:
  • kumbara don të bëj zot edhe në shtëpinë e huaj,
  • nuk tolerojmë gjithashtu që të ngjiten e të ndërhyjnë ca parulla e stema ne traditën tonë të shenjtë sepse thjesht nuk na përkasin nuk na përngjajnë që nga zanafilla deri me sot dhe nuk janë pjesë e jona.
Duke shikuar artikullin tuaj (plus që më keni lënë rrugës shkronjën e shkretë "ë") keni ca divergjenca në shkrim e që nuk përputhen, duket sikur doni të ngjallni me qëllim debate me ngjarje te tërthorta (sipas konstatimit me shkrimin origjinal).

Një herë shkruani:
Sherbyesja katolike shqiptare qe i sherbente Sulltan Muradit e pershendeste ate cdo dite me urimin shqip “Mirdita”
vijoni me:
Sulltan Murati takoi udheheqesit e fisit Mirditore qe kishte ardhur aty me forcat e tyre per te mbeshtetur Sulltanin dhe u pershenden nga Sulltan Murati me fjalen shqip (Mire- Dita).
sërish:
Sulltani vendosi te shperbleje aleatet e tij me te vyer, ai e pagezoi krahinen e tyre me emrin Mirdite, per nder te fjales qe kishte mesuar ate mengjese nga ajo gruaja e mire”
Del në pah në shkrimin tuaj që akoma nuk është e qartë se nga e mësoj emrin Mirdita ky Sulltan Muraditi, nga shërbyesja apo nga Prijësi i Mirditës? Them këtë sepse në shkrimin e dokumentit origjinal nuk gjendet dhe nuk përmendet emri i gruas/shërbyese duket (siç i themi ne) "i keni fut kripë groshëve te huaja", ja shkrimi:

This relates that, on the morning of the battle of Kossova, Sultan Amurath meeting the chief of their tribe, who had brought an auxiliary force to his assistance, was saluted by him with the words mire dite (“good day” in Albanian); and that in consequence of this, when the battle was over, and he undertook to guarantee the rights of his valiant allies, he gave them the name of Mirdites, in commemoration of the words of good omen which he had heard in the morning. Though this explanation is inadmissible, yet it has some plausibility in it; for it will be remembered that in the Russian war the English and French soldiers who fraternized, used commonly to know one another only by the names of “I say” and “Dis donc;” and readers of French history are aware that the regular name in French for the English at the time of Joan of Arc, was derived from an expression (not a very pious one) which was frequently in their mouths.
madje në shkrimin origjinal theksohet fakti (gjë që ju e mënjanoni) se kjo ngjarje mund të jetë e mundshme por jo e vërtetë. Pra nëse doni të lexoni gojëdhëna edhe ne i kemi disa nëpër kategoritë e faqes.

Edhe në rast se kjo do të ishte e vërtetë, del në pah se vet Sultani Amurath, do t'i ketë njohur termin Mirdita, pa u zgjatur më tej me parulla e stema (ndoshta njeri i matur e që nuk bënte pjesë nga ato persona të cilëve u jep gishtin dhe të marrin krahun).
Nuk kuptoj pse pas qindra vitesh po ia luani eshtrat më këtë pseudotregim.

Shënim:
Fjalën bishë po jua dërgoj mbrapsht me një duaj kashtë tepër. Ndoshta do të konsiderohet pjekuri të kërkoni falje publikisht.

Këshillë:
Herën tjetër kur të shkruani një artikull mundohu të dilni nga guaska dhe të promovoni fjalën e mirë në vend të urrejtjes, më besoni jetoni më mirë.

Ftesë
Ju ftoj të vini e të pini një kafe në Mirditën tonë heroike.

Përzemërsisht
Miri
 
Sipër