Heqja e imunitetit, PD dhe aleatët mbledhin firmat

Miri

Anëtar drejtues
Heqja e imunitetit, PD dhe aleatët mbledhin firmat

TIRANE- Ligjvënësit e shumicës parlamentare kanë mbledhur mesditën e sotme firmat për të jetësuar ligjërisht heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë.

Duke synuar që të bëhet e mundur realizimi i një prej kërkesave kyçe të BE-së për statusin e vendit kandidat dhe dhënsies fund të një debati pozitë-opozitë mbi këtë cështje, maxhoranca ka arritur të mbledhë sot firmat për ta depozituar nismën për ndryshimet Kushtetuese si dhe për ti hapur dritën jeshile diskutimit javën që vjen në komisionet përkatëse dhe si rrjedhim kalimin në Kuvendin e Shqipërisë për miratim.

Heqja e imunitetit ka qënë jo pak herë kërkesë e ndërkombëtarëve, për ti hapur rrugë përmbushjes së 12 rekomandimeve të Bashkimit Europian nga ana e klasës politike shqiptare. Ndërkohë që organi kryesor i akuzës disa herë ka përsëritur problematikën se imuniteti pengon në hetimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë në afera korruptive apo vepra penale.

Sipas mjaft kostitucionalistëve nisma lidhur me imunitetin e deputetëve mund të realizohet vetëm me një ndryshim të Kushtetutës, por që kërkon edhe aprovimin e deputetëve të majtë.
(e.m/BalkanWeb)
 
Sipër