Heqja e imuniteteve, Berisha: Rama bllokon statusin

Miri

Anëtar drejtues
Heqja e imuniteteve, Berisha: Rama bllokon statusin
Kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli reaguan të dy pas takimit të trojkës së diplomatëve me kryetarin e Partisë, ku kërkuan miratimin më 6 gusht të ndryshimeve kushtetuese për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve.
Nepermjet zedheneses, kryeministri Berisha thekson se kjo nuk eshte vetem kerkese qe 28 vendet anëtare të vendosin për statusin e Shqipërisë, por sipas tij heqja e imuniteteve, të cilën Partia Socaliste po e bllokon prej disa vitesh ka rëndësi themelore në luftën kundër korrupsionit.
"Zoti Rama e bën këtë vetëm e vetëm që të bllokojë për të tretën herë marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat dhe të dënojë ëndrrën më të bukur të shqiptarëve,
Zoti Rama e bën këtë vetëm e vetëm që të bllokojë për të tretën herë marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat dhe të dënojë ëndrrën më të bukur të shqiptarëve, ëndrrën europiane
Kryeministria
ëndrrën europiane. Zoti Rama, pra, kërkon pazare dhe bllokime për interesa të ngushta personale politike dhe nuk pyet për interesat jetike të integrimit europian të të rinjve, burrave dhe grave të këtij vendi. Ai nuk dëgjon zërin e qytetarëve, por diktatin e këshillit të miliarderëve me imunitet që e rrethojnë. Kryeministri i bën thirrje zotit Rama të gjejë kurajën për të dëgjuar zërin e qytetarëve të thjeshtë dhe jo diktatin e miliarderëve të partisë së tij dhe të votojë heqjen e imunitetit", tha zëdhënësja e Kryeministrit.
Nderkohe rreth mesdites kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mohoi qe ne zyrën e saj të kishte mbërritur deri në atë kohë një leter e kryetarit të grupit socialist, Gramoz Ruçi, e bere publike te henen ne mbremje. Zonja Topalli sqaron se Kuvendi nuk po vepron me nxitim, siç ka deklaruar Partia Socialiste, por ka ndjekur te gjithe hapat e kerkuara nga rregullorja, duke mbledhur Konferencen e Kryetareve, duke percaktuar datat e shqyrtimit te nismes dhe duke publikuar nismen per heqjen e imuniteteve.
Ne sqarimin e saj, Kryetarja e Kuvendit, thote se data per shqyrtimin e nismes eshte percaktuar me konsensus ne Konferencen e Kryetareve.
 
Sipër