Henri shënon nga goditja e këndit

A

Antoni

Vizitor
Legjenda e Arsenalit ka shënuar dy herë për ekipin e tij amerikan, Nju Jork Red Bull, por goli i dytë ishte i jashtëzakonshëm. Tieri Henri, ish-lojtar i Arsenalit dhe Barcelonës, ka treguar se ka ende për të dhënë në futboll pasi ka arritur të shënojë nga goditja e këndit.
Francezi 35-vjeçar shënoi dy herë dhe udhëhoqi ekipin e tij në fitoren 3-1 përballë Columbia Kreu. Henri ka shfrytëzuar daljen e gabuar të portierit dhe ka goditur topin direkt në portë. Megjithëse distanca ishte e largët gardiani i portës nuk mund ta ndalonte topin.
“Pash portierin që kishte dalë nga zona dhe ishte shumë larg nga porta dhe kështu vendosa që të provoja”, tha 35-vjeçari në fund të ndeshjes. /F.S./
 
Sipër