Hakeri 19-vjeçar që “xhiroi” CIA-n

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari
A

Antoni

Vizitor
Hakeri 19-vjeçar që “xhiroi” CIA-n


I ashtuquajturi grup hakerash “Lulz Security”, të cilët kanë sulmuar adresën e internetit të CIA-s, Senatit Amerikan, e Sony-t dyshohet të jetë vetëm një djalosh 19-vjeçar, i ndaluar së fundmi në Wickford të Britanisë së Madhe.
Lajmi është konfirmuar nga policia londineze, e cila njofton se ka arrestuar 19-vjeçarin, Rajan Cleary, që akuzohet për krim të organizuar në internet. Por i riu ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij, madje edhe faktin se është pjesë e ndonje grupi, të quajtur “Lulz Security”, grup ky shumë i njohur hakerash në internet.
Por mediat amerikane nuk e kane pritur shumë mirë lajmin, ndërsa e kanë cilësuar si turp faktin që një 19-vjeçar arrin të thyejë sistemet e sigurisë së institucioneve kaq të mëdha si CIA apo Senati Amerikan.