Greqia, plotësisht gati për kërkim nafte në det

M

martini

Vizitor
Greqia, plotësisht gati për kërkim nafte në det

“Kërkimet do të fillojnë menjëherë pas nënshkrimit të kontratës në dy javët e ardhshme”, ka deklaruar ministri i ri i Energjitikës dhe Ambientit.Ka qenë i drejpërdrejtë interesimi i kryeministrit Antonis Samaras, njofton agjencia shtetërore e lajmeve.
Greqia për herë të parë ka përfshirë në Gazetën Zyrtare, si dhe në Gazetën e BE-së hartën e kërkimeve detare me kufijtë e Zonës Ekonomike Ekskluzive me vendet fqinje të saj; Shqipërinë, Italinë dhe Libinë, në përputhje me pozicionimet standarde greke në lidhje me të Drejtën Detare.

Kjo është deklarata që ka bërë ish-ministri i Ambjentit dhe i Energjitikës, Janis Maniatis, tashmë me detyrën e kryetarit të grupit parlamentar të PASOK- ut, pasi komisioni parlamentar i ka dhënë në mesditën e së mërkurës kompanisë norvegjeze Petroleum Geo-Services, të drejtën për realizimin e kërkimeve sizmike dhe zbulimin e burimeve natyrore, të naftës dhe hidrokarbureve në Kretë dhe në detin Jon.

“Kërkimet do të fillojnë menjëherë pas nënshkrimit të kontratës në dy javët e ardhshme”, ka deklaruar ministri i ri i Energjitikes dhe Ambientit, Evangjelos Liveriatos. Ato do të kryhen në një sipërfaqe prej 225.000 kilometra katrorë në një distancë nga 100 deri në 400 kilometra prej brigjeve të Greqisë Perëndimore dhe jugut të Kretës dhe pritet të përfundojnë pas një viti me shpenzimet e kompanisë norvegjeze.


Në versionin elektronik të gazetës “Proto Thema” është publikuar madje edhe harta përkatëse, që tregon me ngjyrë bojëqielli Zonën Ekskluzive Ekonomike të Greqisë edhe me Shqipërinë më datë 1 shtator 2011, ndërkohë që dihet se marrëveshja e nënshkruar për kufijtë detarë midis Tiranës dhe Athinës është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në vitin e kaluar.

“Kërkimet do të fillojnë menjëherë pas nënshkrimit të kontratës në dy javët e ardhshme”, ka deklaruar ministri i ri i Energjitikës dhe Ambientit, Evangjelos Liveriatos. Ato do të kryhen në një sipërfaqe prej 225.000 kilometra katrorë në një distancë nga 100 deri në 400 kilometra prej brigjeve të Greqisë Perëndimore dhe jugut të Kretës dhe pritet të përfundojnë pas një viti me shpenzimet e kompanisë norvegjeze.

Në proceduren e dhënies të së drejtës së kërkimeve sizmike në këto zona detare kanë kontribuar edhe Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Jashtme, ndërsa ka qenë i drejpërdrejtë interesimi i kryeministrit Antonis Samaras, njofton agjencia shtetërore e lajmeve.

Në Greqi ka vlerësime se sasia e burimeve natyrore në këto zona detare do të mund të shkojë në 150 miliardë euro në 30 vitet e ardhshme, një e ardhur e rëndësishme për shtetin grek të zhytur në borxhe kolosale.

Edhe kryetari i socialisteve Evangjelos Venizellos ka përgëzuar marrëveshjen me kompaninë e kërkimeve, duke deklaruar se Greqia pas muajsh përgatitjesh ka kryer një akt që bazohet në të drejtat sovrane të saj në bazë të së Drejtes Detare.

Marrë nga Top Channel
 
Sipër