Greqia nuk e ndryshon qëndrimin për Kosovën

A

Antoni

Vizitor
Greqia nuk e ndryshon qëndrimin për Kosovën


Greqia nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar të enjten ambasadori grek në Beograd, Dimostenis Stoidis.

Gjatë bisedës me kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Nebojsa Stefanovic, Stoidis ka thënë se Athina do të bëjë gjithçka që rruga e mbetur e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, të kalojë me sukses.

Diplomati grek po ashtu ka thënë se Greqia inkurajon Serbinë për të vazhduar bisedimet me Kosovën, raporton Rel.

Stefanoviq, nga ana e tij, ka thënë se Serbia nuk do të ndryshojë politikën ndaj Kosovës dhe nuk do të njohë kurrë pavarësinë e saj, ndonëse është e hapur për dialog me Prishtinën, raporton Rel.

Greqia, së bashku me Sllovakinë, Rumaninë, Qipron dhe Spanjën, janë pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës.

(a.k/tg/BalkanWeb)
 
Sipër