Google Earth Pro falas për të gjithë

V

Veptima

Vizitor
Google Earth Pro falas për të gjithë
hartaemirdites.png

Versioni me pagesë i shërbimit, është bërë falas. Programi, i cili ofron karakteristika të avancuara dhe i projektuar për profesionistët, kushtonte 399 $ në vit.
Google Earth Pro një program i avancuar ka qenë gjithmonë i mundshëm vetëm për disa dhe jo për të gjithë, për arsyen e çmimit të shtrenjtë, kryesisht për kompani, profesionistë, universitetete dhe institucione shkencore.

Në këmbim të një abonim prej 400 $ në vit ju mund të printonit imazhe me rezolucion të lartë, ndërtesa 3D apo krijimi i videove HD nga fluturimet virtuale. Funksione ekskluzive që nga fundi i javës së kaluar janë bërë në dispozicion për të gjithë.

Google Earth Pro gjithashtu ju lejon për të gjetur imazhet me gjeoreferencë automatikisht (GIS) të importuara në software, të shihni të dhënat demografike dhe të trafikut në kohë të drejtëpërdrejtë, për të hartuar pikat e shumta në të njëjtën kohë dhe të matur zonën e një poligonin ose një të një rrethi të skicuar në hartë.

Përdoruesit që kanë akoma abonimin nuk duhet të bëjnë ndonjë gjë, ato mund të vazhdojnë të përdorin Google Earth Pro pa rinovimin e pagesës vjetore.
Të gjithë të tjerët mund të shkarkojnë programin nga faqja zyrtare dhe ta aktivizojnë atë me një çelës që mund të merret pas regjistrimit falas të shërbimit.

Për ta shkarkuar mjafton të veproni në këtë mënyrë:

shkoni tek kjo lidhja këtu dhe plotësoni te dhënat si në imazhin e mëposhtëm.
moduli-google-earth.png

pastaj shkoni tek adresa juaj e emailit, ku do t'u dërgohet numri i liçencës dhe lidhja për shkarkim.

Falenderojmë Google për këtë mundësi më shumë që na jep falas.
 
Sipër