Goditet nga rrufeja 2 herë brenda 1 minuti

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari
S

sajmiri

Vizitor
Goditet nga rrufeja 2 herë brenda 1 minute

Një burrë fatkeq është goditur nga rrufeja 2 herë brenda 1 minute.

Video, që është regjistruar nga kamerat e sigurisë gjatë një stuhie, po bën xhiron e botës.

Në video, burri goditet nga një rrufe dhe rrëzohet, ndërkohë që në tokë formohet një hije e zezë që mendohet se është gjak.

Pas 15 sekondash, kalimtari fillon të lëvizë këmbët dhe merr veten ngadalë. Ngrihet, fillon të ecë sërish dhe pasi bën pak metra goditet nga një tjetër rrufe duke u rrëzuar sërish përtokë.

Fatmirësisht, burri përsëri merr veten.

Shanset që të të godasë një rrufe janë 1 në 700 mijë, ndërsa shanset që të goditesh 2 herë nga rrufeja brenda 1 minute janë të pallogaritshme.

Nuk dihet se ku është regjistruar kjo video, por ka disa shkrime kineze në pjesën e sipërme të saj./TCH/