Gjykata e Lartë shpall të papërdorshme videon Prifti-Beqiraj

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari
A

Antoni

Vizitor
Gjykata e Lartë shpall të papërdorshme videon Prifti-Beqiraj

TIRANË- Gjykata e Lartë rrëzoi sot provën kryesore të prokurorisë lidhur me çështjen "Prifti- Beqiraj". Gjykata e Lartë e shpalli sot të papërdorshme videon e xhiruar nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, ku shfaqej vetë ai me vartësin e tij Leonard Beqiraj duke ndarë para mes tyre. Vendimi është marrë me shumicë votash nga Kolegji Penal në Gjykatën e Lartë.

Në seancën e zhvilluar paraditen e së hënës, prokurori i çështjes, Bujar Sheshi, kërkoi që video kundër dy- ish zyrtareve, të shfaqej me cilesine e proves para Gjykatës. Ndërkohë që pala mbrojtese, duke kundërshtuar prokurorinë, i kërkoi Gjykatës deklarimin e videos të papërdorshme, me pretendimin se ajo ishte administruar në shkelje të ligjit nga akuza.

Pasi dëgjoi palet, trupi gjykues, i përbërë nga pesë gjyqtarë, me shumicë votash vendosi që të shpallë videon të papërdorshme në këtë proces, duke rrëzuar në këtë mënyrë provën e vetme të prokurorisë. Në kushtet e reja të krijuara pas vendimit të Gjykatës, prokurori Sheshi kërkoi kohë për të përgatitur hapat ligjore që do të ndërmarrë lidhur me procesin.

Nga ana tjeter, për avokatin e Dritan Priftit, Fatmir Braka, me rrëzimin e provës së prokurorisë, ky proces duhet të pushohet. Seanca gjyqësore e radhës ndaj çështjes Prifti-Beqiraj pritet të mbahet më 14 shtator.

Ish- ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti dhe ish zv/ministri i kësaj ministrie, Leonard Beqiraj, akuzohen për korrupsion pas publikimit në media të një videoje të fshehtë, ku ata shfaqeshin duke ndarë një sasi te konsiderueshme parash me njëri-tjetrin.

Videoja mes Dritan Priftit dhe Leonard Beqirajt u zbulua në shkurt të vitit 2011 nga eksperti amerikan që mori në dorëzim kompjuterin e ish-ministrit të Ekonomisë, ndërsa kryente ekspertizën për origjinën e videos Meta-Prifti.

(ma.ar/BalkanWeb)