Gjergj Kastrioti- Skënderbeu

J

Jani

Vizitor
Gjergj Kastrioti- Skënderbeu

Pesqind e ca vjet më parë, vendi ynë, Shqipëria, quhej Arbëri dhe banorët e saj - arbër. Ajo ishte po aq e zhvilluar sa edhe gjithë vendet tjera Europiane; ishte po ashtu e ndarë në principata të mëdha, sipas familjeve të shquaraqë kishin në krye. Ndër më të përmedurat ishin Dukagjinajt, Balshajt e Zahariajt në Veri; Topiajt, Muzakajt e Kastriotët në Shqipërinë e Mesme dhe Aranitët e Zenebishtët, në Jug.

Por principata më e madhe nisi të bëhej ajo e Kastriotëve, që e vendosi qendrën në Krujë dhe kryezot kishte Gjon Kastriotin. Bujqit punonin tokat, barinjët kullosnin bagëtitë në bjeshkët e pasura, tregtarët merrnin rrugët e karvaneve ose anijet pët të shkuar larg në përendim e në lindje, punishtet e zejtarve i mbushnin me zhurmë qytetet. Në majat e maleve e në shpatet e thepisura ngriheshin kështjella, ku armiqtë nuk ngjiteshin dot lehtë. Vetëm se fisnikët arbër, ashtu si zotërit europianë të njëjtë me ta, bënin shpesh luftë midis tyre për zgjerimin e pronave dhe të pushtetit.

Pesëqind e ca vjet më parë...
Një popullsi e madhe luftarake, e ardhur nga shkretëtirat e Azisë, po i jepte goditje vdekjeprurëse Peradorisë Bizantine dhe kishte vërshuar në Ballkan, duke i futur tmerrin gjithë Europës. Ata ishin turqit osmanllinj. Herë pas here ata sulmonin edhe Arbërin me hordhitë e tyre të panumërta, grabisnin e kërkonin taksa të rënda e haraq nga bujarët e banorët vendas.

Por princët nuk kishin mundur deri në atë kohë të bëheshin të gjithë tok për ta luftuar këtë armik të përbashkët. Popullsia luftonte, por detyrohej të merrte malet për të mos rënë në duart e pushtuesve. Në fillim të shekullit XV osmanllinjët arritën ta vinin nën sundim gjithë Arbërin. Gjon Kastrioti, me miqësin e krushqi të shumta me princët e tjerë shqipëtar, por edhe me marrëveshje me Venedikun, arriti t´i zgjeronte shumë zotërimet e tij në mes të Shqipëris së atëhershme. Këtu kalonin rrugët më të rëndësishme, që lidhnin Arbërinë me vendet fqinje, pra Perëndimin me Lindjen.

Dhuna dhe mizoritë e osmanllinjve që donin ta fusnin gjuhën, zakonet dhe fenë e tyre, ia kishin bërë popullit jetën të padurueshme. Arbërit ishin të gatshëm të ngriheshin për të shporrur grabitqarët osmanllinj, për të rifituar lirinë e begatinë e humbur. Gjon Kastrioti, duke e ndjerë vetën më të fortë se kurrë i shpalli luftë Turqisë, bile arriti edhe disa fitore kundër disa taboreve të saj në trojet shqiptare. Por Sulltani, i tërbuar nga zemrimi, mblodhi një ushtri të madhe dhe nisi kundër shqipëtarve që ishin të pakët në numër. Me zjarr e me hekur ajo e përshkoi gjithë vendin dhe e detyroi përsëri Gjon Kastriotin të pranonte kushtet e Sulltanit.

Këtë herë kushtet ishin shumë më të rënda: Gjonit iu morën të gjitha kështjellat, përveq asaj të Krujës dhe zotërimeve në tokat e Matit, taksat iu bënë edhe më të rënda dhe ai kthehej në vasal të Sulltanit. Po Sulltani këtë radhë u tregua edhe më dinak... ...Porsa kishte mbaruar lufta, në portat e Krujës u duk një grup i madh kalorësish me jataganë ngjeshur në brez e me gallama ngjyra-ngjyra mbështjellë rreth kokës. Në krye të tyre Hajredin beu, i dërguar nga Sulltani me një ferman sa një qarqaf të bështjellë si tub.

Gjon Kastrioti e hapi fermanin, e lexoi me të shpejtë dhe zuri kokën me duar. Sulltani, në shënjë besnikërie i kërkonte peng të katër djemët e tij: Stanishin, Kostandinin, Reposhin dhe Gjergjin e vogël. Këtë Gjoni nuk e kishte pritur . Q´të bënte?! I dërguari i Sulltanit priste duke ngritur dorën kërcënueshëm në drejtim të Stambollit. Gjon Kastrioti mblodhi kuvendin e burrave. Për probleme të rëndësishme e të vështira ai dëgjonte gjithmonë mendimin e tyre. Po të mos ia jepte djemtë, tërbimi i Sulltanit do të binte mbi Arbërin, ndërsa djemtë ishin jeta e tij, shpresa e së ardhmes për vendin.Prijësit arbër qëndruan të heshtur për një qast.

Pastaj, më të rinjtë, u ngritën gjithë vrull duke kundërshtuar kërkesën e Sulltanit. Më të vjetrit, pasi i peshuan mirë punët në interes të Arbërisë, u ngritën një nga një duke iu lutur Gjonit që tí jipte djemët, ndryshe tërbimi i Sulltanit do të kalonte në zjarr e në hekur qindra mijëra djem të tjerë arbër.Nena skenderebeut gjuhej Vojsav.Gjon kastrioti kishte 5 vajza dhe 4 djem.
 
Sipër