Gjanat që duhet mej pas çdo shtëpi mirditore

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari

Munella

Anetar Fillestar
15 Qershor 2014
110
1
18
Gjanat që duhet mej pas çdo shtëpi mirditore

E di dhe jam plotsisht i sigurtë se n'çdo shpi mirditore i gjenë:

Rakinë
Venën
Uthullën
Sodën e bukës
Kepën dhe
Hudrën

Prandaj me folë për vetitë shëruese t'ktyne gjanave veq bjerrim kohë e filozofojmë kot sepse mirditorët e sidomos NANAT MIRDITORE kanë specializue e doktorrue n'ket drejtim, por unë u kisha kshillue që mundsisht t'gjitha familjet mirditore t'kenë n'shpi edhe:

Mjalt edhe
Voj ullini

Janë 30 arsyeje pse duhet me e hangër hudrën e kohëve t'fundit po thuhet se nji thelb i hundres n'mëngjes n'esull ka efekt shërues shumë ma t'madh.

E di se t'gjitha kto gjana i dinë mirditorët, por unë do tu tregoj nji recetë se ndoshta edhe nuk e dinë.

Marrim dy kokrra hudre dhe i grijmë me thikë me gjithë levozhga, i fusim në nji shishe gjysëm litërshe raki. Rakia duhet t'jetë shumë e fortë. I lamë ashtu 14 ditë, herëpas-here tuj e tundë shishen gjatë ditës, mbas 14 ditve e kullojmë përbamjen dhe langun e ruajmë në ndonji vend të errët e t'freskët. Çdo ditë e pijmë; nuk di si me ia u spjegue masën se ma s'po ka n'treg aso gota t'rakisë, por përafërsisht dy-tri lugë t'kafes i derdhni n'gotë dhe i pini tri herë n'ditë, nji orë para buke.

Ky asht ilaçi maj mirë për zbritjen e kolesterollit. Ky ilaç mundet mej shkri edhe kokërrzat, por edhe pllakzat që janë formue nëpër dejtë e gjakut. Kët recetë i pari n'botë e ka zbulue dhe përdorë nji mjek rus e prej tij ka kalue edhe n'Europë.

Unë i kam rekomandue nji miku dhe rrezultati ka qenë shumë i mirë megjithse ai nuk e ka pi tri herë n'ditë, por vetëm nji herë para se me ra me fjetë.

Mbani n'mendë: T'gjitha ilaqet që i bani prej hudre duhet mej pi para buke.

N'qoftë se për hudrën janë 30 arsyeje që i di. Për mjaltin s'kemi çka me folë ma gjatë, por vetëm dua të shtoj se:

Gjithfar çrregullimi mbrenda organizmit e rregulloni përmes ngranjes së mjaltit. Edhe kur e teproni me ushqim hajeni nji ose dy lugë mjalt. Por ajo që m'ka ba përshtypje ma s'shumti asht se:

Kur na çilet noj varrë (plagë). Mjaltin e derdhim n'mjedis varrës dhe mjalti i djeg t'gjitha mikrrobet e ndalon gjakderdhjen, e pastron plagën dhe e mbyll varrën. M'besoni se s'ka ilaq ma t'mirë.

Nji lugë t'gjellës voj ullini dhe po aç lang limoni mej përzie e mej pi çdo mëngjes, ngrit dhe forcon imunitetin e organizmit.

Kam pas lexue në nji libër se:

Banorët e Kretës, çdo ditë i pijnë nga dy decilitra voj ullini dhe mbas francezve radhiten si komunitet që e kanë zemrën ma t'shëndoshë.