Gëzohuni të dashur Dardanë - (vargje për 17.shkurtin Ditën e Pavarësisë)

Lek

Anetar Fillestar
Gëzohuni të dashur Dardanë - (vargje për 17.shkurtin Ditën e Pavarësisë)

Gëzohuni të dashur Dardanë



Lekë Mrijaj

I.
ju Shqipet tona të Arbërisë
me: 17.shkurt, në ketë vatan
shënojmë 5 vjetorin e Pavarësisë.

II.
Të krenohemi ne bijt e këtij vatani
dhe mbarë ky truall i Shqipërisë
në vëndin ku qëndroi Imzot Bogdani
u shpall Pavarësia e Dardanisë.

III.
Vëndi i Imzot Pjetër Bogdanit
ishtë Prishtina... Shqipëria e Kosova
themelet e Pavarësisë së Shtetit
i vuri President, Dr. Rugova.

IV.
Rugova ishte filozof i moderuar
puna e tij shkelqente së mbari
armatën e tij të UCK-së
ia besoi Adem Jasharit.

V.
Të punojmë të gjithë të bashkuar
s'bashku me aleatet tanë nderkombetar
ta jetësojmë Amanetin e Deshmorëve
për Bashkimin të Truallit Shqiptar.

VI.
Pavarësinë jam duke ua uruar
juve vëllezer e motra Dardanë
kremtofshim ketë ditë t'bashkuar
sa të ketë rreze dielli, dritë e hënë.
 
A

Antoni

Vizitor
Pershendetje.
Bukur fort vargjet...

Nese me lejoni deshiroja tju pyesja:
Keto krijimet, shkrimet jane te tuajat apo jane te autoreve te tjere??
 

Miri

Anëtar drejtues
Z Leke.
Ne rast se deshironi qe kjo faqe te jete nje mbartese e krijimeve tuaja mund ti publikoni ato ku e kur te doni. Patjeter ne rast se u sherben edhe ndonje kategori ne vete mjafton qe te na tregosh.
 
S

sidorela

Vizitor
shume bukur me te vertete:D:p vargje te bukura dhe me nje kuptim shume domethenes
 
Sipër