Forumi Webamster.al Mbyllet

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari
V

Veptima

Vizitor
Forumi Webamster.al Mbyllet

Siç e lexoni edhe nga titulli forumi i njohur webmaster.al mbyllet. Siç shprehet edhe nga drejtuesi i tij, forumi eshte mbyllyr sepse nuk ka arritur ndonje rezultat ne keto 5 vite online.

Mua personalisht me vjen me te vertete keq sepse ishte nje pike takimi ne internet per disa webmaster (them ''disa'' sepse shumica e tyre nuk prezantonin kendin e fushen e webmasterit veçse te hackimeve e te vjedhjeve te shumta ne internet.

Me tej drejtuesi shprehet se forumi ka pasur disa sulme per rreth 72 ore e qe sipas tij nuk mund te vazhdoje me tej projektin, sepse ''nuk respektohet puna e tjetrit''.

Une doja ti shkruaja 2 rreshta per drejtuesin e tij:

I dashur...

Me te vertete faqja juaj ka qene nje pike takimi, di edhe qe keni lene shume mund, shume energji, shume kohe e shume lek. Vendimi qe keni marre nuk eshte aspak i aprovuar nga ana ime sepse:

Nuk mund te mbyllesh nje sherbim vetem per disa persona qe nuk kane sjellje korrekte ne forum.
Duke bere keshtu nuk zgjidhni asgje, vetem i leni fitoren atyre qe nuk e meritojne.
Nese me lejon problemi sipas meje ka qene vetem tek stafi drejtues dhe tej rregullorja e tij, sepse edhe pse ishte nje forum per webmaster, faqja mori komplet nje rruge tjeter. Flitej me shume per tema qe ne nje forum nuk do te pranohen absolutisht. Pra po te kishit nderhyre ne kete gabim tani faqja do te ishte online dhe shume efektive per webmaster.

Une u uroj qe te nderroni mendim dhe te vendosni faqen sa me shpejt online. Me nje staf te ri dhe sidomos me nje rregullore te re.
 
Redaktimi i fundit:

Miri

Anëtar drejtues
2 Korrik 2012
247
2
864
Puna nuk qëndron shumë tek emri i përkatësisë, mund të ndërtohet edhe me ndonjë emër tjetër. Për mendimin tim askush s'ka vullnetin të ndërtojë ndonjë platformë të tillë.
 

Poshnjari

Anëtar
7 Dhjetor 2019
6
0
0
tech-al.info
Puna nuk qëndron shumë tek emri i përkatësisë, mund të ndërtohet edhe me ndonjë emër tjetër. Për mendimin tim askush s'ka vullnetin të ndërtojë ndonjë platformë të tillë.
Atë e di, por gjithësesi është një stimulim. Është për tu përmendur se me faqe shqiptare nuk mund te mbulosh shpenzimet e server, domain e jo më të fitosh. Është edhe Informatika Shqiptare që ka shumë artikuj interesant për webmaster, por edhe aty ka disa vite qe më shume hapen tema per shitje blerje facebook se sa për gjëra edukative.