Foljet që dalin me dysorë, përdorimi i parregullt në media dhe në të folurit e përditshëm

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari

Miri

Anëtar drejtues
2 Korrik 2012
247
2
864
Shkelzen Rrecaj
Hyrje
Gjuha e folur apo e shkruar është mjeti më kryesor i komunikimit. Ajo është mjeti identifikues i çdo përdoruesi të saj, madje është jo vetëm e folësit apo përdoruesit të saj, por e një grupi të madh shoqëror, të kombit.
Përdorimi i gjuhës në formën e saj më të mirë apo në atë normë që është pranuar si e tillë, kërkon një njohje të mirë të rregullave dhe ligjeve që formësojnë një gjuhë.
Përdorimi jonormativ i shqipes haset në shumë shtresa shoqërore, që nga më të thjeshtat e deri në ato të institucioneve.
Ajo që të bie në sy tek shqipfolësit e të gjitha trevave shqiptare është përdorimi jo i rregullt i foljeve me format që ato shfaqin gjatë kalimit nëpër veta, në kohë dhe mënyra të ndryshme.
Buria e fjalëformave foljore i bën të pashmangshme rastet e ndikimit të ndërsjellë mbi njëratjetrën ose të qenies së dy trajtave për të njëjtën formë foljore.
Si rrjedhim, tek foljet hasen mjaft dysorë, nga të cilët, si rregull, njëri shërben si normë, kurse tjetri si trajtë jonormative.[1]
Në këtë punim më shumë kam marrë shembuj nga të folurit e përditshëm, se ka më shumë gabime.
Disa shembuj nuk kanë fusnotë, por ata shembuj janë marrë nga të folurit e përditshëm
Foljet që dalin me dysorë përdorimi i parregullt në media dhe në të
folurin e përditshëm
Kështu, folja do e së tashmes dëftore në vetën e tretë njëjës përdoret gabimisht don.

A don ti Gjin me i luftu turqit.[2]
A do ti Gjin t’i luftosh turqit.
Kjo nuk don të thotë se gjithçka ishte pavlerë.[3]
Kjo nuk do të thotë se gjithçka ishte pavlerë.
Ti don të më tregosh çfarë të bëjë unë…..[4]
Ti do të me trgosh çfarë të bëjë unë…..
A don t’i tregoj detyrat e shtëpisë.[5]
A do t’i tregoj detyrat e shtëpisë.
Çka po don qe të blej o bir. D.m.th ky shembull është gabim se duhet të jetë i formuluar me mirë si:[6]
Çfarë do qe të blej o bir.
Çfarë ke ti qe nuk me don.[7]
Çfarë ke ti qe nuk me do.
Foljet ha, fle, di të së tashmes dëftore në vetën e parë njëjës janë jonormative kur përdoren si; haj, flej, dij.
Çdo mëngjes haj nga një çokollatë dhe kjo me pëlqen shumë.[8]
Çdo mëngjes ha nga një çokollatë dhe kjo me pëlqen shumë.
Unë haj bukë tre herë në ditë.
Unë ha bukë tre herë në ditë.
Çdo ditë pas dreke unë flej.
Çdo ditë pas dreke unë fle.
Gjatë vikendit unë flej me shumë se ditëve të tjera.
Gjatë vikendit unë fle me shumë se ditëve të tjera.
A dij ti se kur është provimi nga lënda kulturë gjuhë.
A di ti se kur është provimi nga lënda kulturë gjuhë.
Folja ha është jonormative kur në pjesoren e saj përdoret si hëngër në vend të ngrënë.
Folja fle është jonormative kur në pjesoren e saj përdoret si flejtur në vend të fjetur.
Folja di është jonormative kur në pjesoren e saj përdoret si dijtur në vend të ditur.
Çfarë ke për të dijtur ti.
Çfarë ke për të ditur ti.
Sa orë ke flejtur dje.
Sa orë ke fjetur dje.
Unë dje kam hëngër picë.[9]
Unë dje kam ngrënë picë.
Folja pij e së tashmes dëftore, veta e parë njëjës është jonormative kur përdoret si pi, kurse në aorist bën piva.
Mos pij pije alkoolike.
Mos pi pije alkoolike.
Unë nuk piva pije alkolike. aoristi
Folja përziej e së tashmes dëftore, veta e parë njëjës është jonormative kur përdoret si përzjej, kurse në aorist bën përziva.
A e përzjej gjellën unë.
A e përziej gjellën unë.
Unë e përziva gjellën. aoristi
Folja mpreh e së tashmes dëftore, veta e parë njëjës është jonormative kur del në pjesoren si mpref, e njëjta gjë ndodh edhe me foljet njoh, nxeh, rrah të së tashmes dëftore veta e parë njëjës kur përdorën si; njof, nxef, rraf, këto folje janë jonormative kur në pjesoren e tyre përdoren si; njofa, nxeha, rrafa në vend të njoha, nxeha, rraha.
Çfarë je duke mpreh.[10]
Çfarë je duke mpref.
Ai po mpreh thikën.
Ai po mpref thikën.
Nuk po te njof ndoshta jemi takuar ndonjëherë.
Nuk po te njoh ndoshta jemi takuar ndonjëherë.
Unë e rrafa deri në vdekje.
Unë e rraha deri në vdekje.
Foljet rrit, rrokullit të së tashmes dëftore nuk këshillohet të përdoren si rris, rrokullis, e njëjta gjë është edhe për foljen zhvat, zhvas.
Çdo dit rris dhe kujdesem për lulet e mbjella.
Çdo dit rrit dhe kujdesem për lulet e mbjella.
Druri u rrokullis nga maja e malit dhe e bllokoi rrugën.
Druri u rrokullit nga maja e malit dhe e bllokoi rrugën
Folja vi e së tashmes dëftore është jonormative kur përdoret si; vij. Kjo folje është jonormative ku në urdhëroren e saj përdoret si; hajde në vend të eja.
Edhe unë po vi me ju.
Edhe unë po vij me ju.
Eja me ne.
Foljet dua e së tashmes dëftore është jonormative kur në vend të saj përdoret si; du.
Foljet quaj, druaj, lyej, shkruaj, shuaj, janë jonormative kur përdoren si; quj, druj, lyj, shkruj, shuj.
Unë du të studioj gjuhën shqipe.
Unë dua të studioj gjuhën shqipe.
Unë jam duke lyer dhomën time.
Unë jam duke lyej.
Gjithashtu, janë normative përdorimet e këtyre foljeve në të kryerën e thjeshtë si; lyjta, shkrujta, shujta, në vend të lyva, shkrova, shova.
Unë e lyva dhomën time.
Unë e lyjta dhomën time.
Po ashtu, janë jonormative pjesoret e tyre si; shkruajtur shuajtur në vend të shkruar, shuar.

Zjarrfiksat e kanë shuajtur zjarrin qe ishte ndezur.
Zjarrfiksat e kanë shuar zjarrin qe ishte ndezur.
Folja zjej e së tashmes dëftore është jonormative kur përdoret si zej, kurse në aorist përdoret si ziva.
Folja ndiej e së tashmes dëftore është jonormative kur përdoret ndjej në aorist bën ndiva.
Çfarë po ndjej ti atje.
Çfarë po ndien ti atje.
Edhe unë i ndiva krismat.
Folja shpjegoj e së tashmes dëftore është jonormative kur përdoret si shpjegoja, kurse në aorist bën shpjegova.
Folja paguaj e së tashmes dëftore është jonormative kur përdoret si paguj. Është jonormative gjithashtu, ku në të kryerën e thjesht përdoret pagujta në vend pagova.
Unë e paguj rrymën rregullisht.
Unë e paguaj rrymën rregullisht.
Unë e paguajta rrymën dje.
Unë e pagova rrymën dje.
Unë jam duke e paguajtur rrymën rregullisht.

Po ashtu, është jonormative kur përdoret në pjesoren e saj pagujtur në vend të paguar.
Foljet arritsha dhe mbërritsha të mënyrës dëshirore janë jonormative kur përdoren si arrifsha, mbërritsha.[11]
1. Janë një numër foljesh me temë me –as që rrjedhin nga folje të thjeshta njërrokëshe që janë të zëvendësuar nga foljet e prejardhura që sot ruhen si trajta të vjetra dialektore.[12]
E tashme E kryer e thjeshtë Pjesore
bërtas
/ brit bërit- a/ brit- a bërtit- ur/ brit- ur
kërcas/ kris kërcit- a/ kris- a kërcit- ur/ kris- ur
thërras/ thirr thërrit- a/ thirr- a thërrit- ur/ thirr- ur
pëlcas
/ plas pëlcit- a/ plasa pëlcit- ur/ plas- ur
Mos brit aq shumë, se dëgjoj mirë.
Unë po të bërtas se me duket se nuk po me dëgjon.
Mos i thirr njerëzit me zor.
Unë nuk po i thërras me zor.
2. Foljet e tipit gatit në fjalorët normativë të shqipes “ Fjalori drejtshkrimor “, “ Fjalori i gjuhës së sotme shqipe 1980 “, jepen me dy trajta: gatit (gatis), kosit (kosis), mbyt (mbys) etj., nga të cilat trajtat në kllapa vlerësohen si variante të normës.[13]
Në ligjërim hasim forma të të dyja trajtave por është e këshillueshme që të mënjanohen format me –s, pasi që i përkasin një gjedheje zgjedhimi që nuk gjëllin në shqipen letrare.[14]
Por këto folje gramatika e shqipes së sotme e pranon vetëm variantin normativ me temë më –t i cili në vetën e tretë njëjës të së pakryerës dëftore zgjedhimi vepror.[15]
E tashme kosit, kosit, kosit, kositim, kositni, kositin
E pakryera kositja, kositje, kosiste, kositnim, kositnit, kositnin
Çfarë je duke kositur.
Ne po kositim tërshërë
.
3. Foljet që dalin me temë më –s, që në vetën e dytë të së tashmes dëftore e kthejnë këtë në –t (flas~flet, bërtas~bërtet, trokas~troket etj), si dhe foljet me temë më –t (fut, gëlltit, kullot etj), në formë të shumësit hasen në dy trajta, me t dhe me s :

flas, flet flit– ni por edhe flis- ni
bërtas, bërtet bërtit– ni ——— bërtis- ni
Çfarë po flet ti.
Unë nuk po flas asgjë.
fut, fut fut– ni ———– fus- ni
gëlltit, gëlltit gëlltit– ni ———- gëlltis- ni
Me vjen për të gëlltitur.
Mos fut asgjë aty.
Mos futni asgjë aty.
4. Në ligjërimin e përditshëm, foljet bej, dal, fle, fsheh, jam, jap, kam, mpreh, ngre, ngreh, ngjesh, në vetën e dytë shumës të së tashmes dëftore përdoren në dy trajta:[16]
Shkronjat me të ngjyrë të zezë janë normative.
blej blini dhe bleni
fle flini dhe fleni
jam jini dhe jeni
jap jipni dhe jepni
kam kini dhe keni
mpreh mprihni dhe mprehni
ngre ngrini dhe ngreni
ngreh ngrihni dhe ngrehni
ngjesh ngjishni dhe ngjeshni
Bleni nga Top Shopi.[17]
Blini nga Top Shopi.
Ju jeni i kënaqur më këtë që keni punuar.
Ju jini i kënaqur me këtë qe keni punuar.
Unë jam i kënaqur me këtë punim seminari.
Mos keni diçka për të shtuar.
Mos kini diçka për të shtuar.
Jo nuk kam asgjë për të shtuar.
Pse po e ngreni atë makinë.
Pse po e ngrini atë makinë.
Po e ngre se është e prishur.
5. Foljet me ndërrimin ua~ o në të kryerën e thjeshtë përdoren shpesh në dy trajta:f
bluaj blova dhe bluajta
shkruaj shkrova dhe shkruajta
kruaj krova dhe kruajta
Unë e bluajta kafen.
Unë po bluaj kafe.
Unë e blova kafen.
E ke bërë gati punimin, po e shkruajta.
Në këto momente po e shkruaj punimin.
Unë e shkrova punimin.
Trajtat bluajta, shkruajta, kruajta etj, ndërtohen gabimisht sipas gjedhes së foljeve me ndërrime #~ jt në të kryrën e thjeshtë, si gjuaj- gjuajta etj.[18]
Trajtat me të zeza janë normative.
Unë po gjuaj me armë.
Unë gjuajta me armë.
Përfundimi
Gjithsesi, përdorimi i saktë dhe normativ i këtyre fjalëve dhe shumë të tjerave, mendoj se do të mund të realizohet vetëm atëherë kur njerëzit do të mund të ndërgjegjësohen për vlerën dhe rëndësinë e kulturës gjuhësore.
Kjo ishte në pika të shkurtra për “ foljet që dalin më dysorë përdorimi i parregullt në media dhe në të folurit e përditshëm “.

[1] R. Memushaj, Shqipja Standarde, Tiranë 2004, Faqe 97
[2] Film i “ Skënderbeut ”
[3] Marrë nga të folurit e përditshëm.
[4] Marrë nga seriali amerikano latine “Toka e Shpresës”
[5] Marrë nga të folurit e përditshëm.
[6] Marrë nga të folurit e përditshëm.
[7] Marrë nga serialet amerikano latine, në TV 21.
[8] Marrë nga të folurit e përditshëm.
[9] Marrë nga të folurit e përditshëm të gjithë shembujt e mësipërm,
[10]Marrë nga të folurit e përditshëm
[11] Të gjithë këta shembuj janë marë nga të folurit e përditshëm.
[12] R. Memushaj, Shqipja Standarde, Tiranë, 2004, faqe 97
[13] R. Memushaj, Shqipja Standarde, Tiranë, 2004, faqe 98
[14] R. Memushaj, Shqipja Standarde, Tiranë, 2004, faqe 98
[15] R. Memushaj, Shqipja Standarde, Tiranë, 2004, faqe 99
[16] Rami Memushaj, Shqipja Standarde, Tiranë, 2004, faqe 99
[17] Marrë nga reklamat në televizionet tona.
[18] Rami Memushaj, Shqipja Standarde, Tiranë, 2004, faqe 100
Shkelzen Rrecaj
 
Redaktimi i fundit: