Fjalë të urta

Munella

Anetar Fillestar
Fjalë të urta

“Ata që nuk dinë flasin, ata që flasin nuk dinë.”

“Uji që është shumë i pastër nuk ka peshq.”

“Gomari që bartë grumbuj librash të shenjta prapë mbetet gomar.”

“E gjithë hana dhe i tan qielli reflektohen në një pikë vese mbi bar.”

“Asnji fije bore nuk bie në vend të gabuar.”

“Lulja bie edhe pse ne e duam atë, baroja rritet edhe pse ne nuk e duam atë”

“Nëse druni bie në mal dhe s’asht askush përreth për ta dëgjue, a do të shkaktojë prapë ramia e drunit zhurmë?”

“Ai i cili i mund të tjerët asht i fortë; ai i cili e mund vetveten asht i fuqishëm; ai i cili i kontrollon të tjerët mund t’jetë i fuqishëm, por ai i cili e kontrollon vetveten prap asht ma i fuqishëm.”

“Posedimi i njohjes së madhe është sikurse me i pas njëmijë metra litar peshku me grepa, por peshku gjithmonë asht një milimetër larg grepit.”

“Vetëm të mendojmë për drunjtë: ata ua lejojnë zogjve degët dhe fluturimin, pa qëllim që t’i thërrasin ata për të ardhun dhe nuk mallëngjehen kur ata shkojnë. Nëse zemrat e njerëzve mund të bahen si drunjtë asnjiherë s’do t’jenë të vetmueme.”

“Rrini t’qetë…tuj mos ba asgja…pranvera vjen dhe bari rritet vetvetiu.”

“Zogjtë gjithmonë e gjejnë rrugën për në folenë e tyne...Lumenjtë gjithmonë e gjejnë rrugën e tyne për në oqean.”

“Uji rrjedhë, por prap mbrapa në oqean; Hana fshihet, por në mbramje asht n’Qiell.”

“Ana e kundërt gjithashtu e ka anën e kundërt.”

“Kalurone kalin tuaj nëpër tehun e shpatës; fshiheni veten në mes të flakës.”

“Mos mendo për Zot, mos mendo për djall, më thuaj, cila ka qenë fytyra jote origjinale para se të jenë të lindun nana dhe babai yt?”

“Natyra nuk nxiton, tash ma gjithçka asht e përkryeme.”

“Asgja s’asht ma e dobtë se uji dhe asgjë s’asht ma e fortë se shkambi, rrjedha e qetë dhe e ngadalshme e ujit mund t’i pres malet shkëmbore.”

“Me qenë i kënaqun me atë që ke; kënaqesh në mënyrën në të cilën janë gjanat. Kur ju realizohen dëshirat s’ka ma asgjë që mungon, e gjithë bota ju përket juve.”

“Milingona me nji lëvizje ban ma shumë sesa kau i dremitun.”

“Mjerisht! bota asht plot me dritë enorme dhe fshehtësina, por njeriu e largon këtë prej vetes vetëm me nji dorë të vogël!”

“Jepi njeriut peshk dhe do ta ushqesh vetëm për nji ditë. Mësoje ate me zanë peshk, do ta ushqesh për gjithë jetën.”

“Mbusheni tasin deri në grykë dhe ai do të derdhet. Mos e mprihni thikën tuaj dhe ajo do të topitet.”

“E lejuara të shkojë i bën të gjitha. Bota fitohet nga ata të cilët e lejojnë të shkojë. Por kur ju përpiqeni e përpiqeni. Bota mbetet përtej fitimit.”

“Një hanë shihet në çdo pus, dhe në çdo pus vetëm një hanë.”

“Në mendjen fillestare ka shumë solucione, por në mendjen njohëse vetëm disa.”

“Jeta asht e vlefshme vetëm të jetohet.”

“Jeta asht si ecje mbi barkën e cila lundron nëpër det dhe fundoset.”

“Asgja nuk asht e saktë ashtu siç duket, e as në mënyrë tjetër.

“Kur jeni të zhgënjyem dhe plot mosbesim, edhe nji mijë libra e skripta nuk mjaftojnë. Kur e realizoni kuptueshmëninë, edhe një fjalë bahet e tepërtë.”

“Nëse kurrsesi nuk mund ta gjeni të vërtetën aty ku pikërisht jeni, ku tjetër mendoni se do ta gjeni ate?”

“Bahuni ma t’heshtun se ma shumë do t’ndini.”

“N’fund të t’gjitha gjurmimeve tona do t’arrijmë aty prej nga jemi nis, dhe vendi i njohun për t’parën herë.”

“Prej pishës, mëso për pishën. Prej bambusit, mëso për bambusin.”

“Ec dhe rruga do të çilet.”

“S’pari gërvishte, e ma vonë kruaje.”

“Madje edhe gjaja e mirë nuk asht ma e mirë se asgjaja.”

“Nëse rrugës e takoni njeriun e dishëm, mos e thuani asnjë fjalë, heshtni!”

“I lindun për t’qenë i papërmbajtu - jeto për ta zvogëluar këtë.”

“A asht gota e ujit e zbrazët? Jo, ajo asht plot me ujë. Por nëse unë e derdhi ujin dhe ju pyes përsëri, ju mund t’thuani ‘po, ajo asht e zbraztë’. Por e zbraztë prej çkahit?..Gota ime asht e zbraztë vetëm prej ujit, por nuk asht e zbraztë edhe prej ajrit.
 
Sipër