Fjalë të urta popullore për Punën

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari

Miri

Anëtar drejtues
2 Korrik 2012
247
2
864
Puna
  • Ai që përton sot, pendohet mot. VLORË
  • Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës. TROPOJË
  • Burri në shtëpi, si dreqi në xhami. ELBASAN
  • Çelësi që punon, nuk ndryshket. MALLAKASTËR
  • Dembeli është nëna e të gjithë veseve. VERI
  • Dera e përtimit, caku i mjerimit. LIBRAZHD
  • Dita pa punë nata pa gjumë. JUG
  • Dora me baltë buka me mjaltë. KOSOVË
  • Dora e larë, zorrë e tharë. JUG
  • Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet. JUG
  • Gruaja që nuk do të gatuajë, shosh gjithë ditën. SKRAPAR
  • Gjykon puna, s'gjykon guna. LIBRAZHD
  • Hekuri sa punohet, aq zbukurohet. VLORË
  • I mjeri ai që s'mendn për pleqëri. SHKODËR
  • Kau që nuk vete në arë e pret sëpata. KURVEÖESH
  • Kazma në dorë, buka në gojë; kazma ne katua, trasta del për miell hua. SKRAPAR
  • Kush ka turp, vdes për bukë. JUG
  • Kush mori udhë, dhe do të lodhet. GJIROKASTËR
  • Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet. SHKODËR
  • Lima dalëngadalë bëri tranë gjilpërë. JUG
  • Malet tunden, po nuk bien. JUG
  • Me fal gjakun është burrni. KOSOVË
  • Mos kij turp nga kush s'ka turp. JUG
  • Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje. VLORË
  • Mushka do dru, e demi kular. SARANDË
  • Mos u fshi si miu prapa poçes. SKRAPAR
  • Në kurdhën e nxehtë, s'rrihet me çekan druri. JUG
  • Njeriut iu bëj njeri, qenit bëniu qen. JUG
  • Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë. JUG
  • Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë. JUG
  • Po nise një udhë, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurë. DEVOLL
  • Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet. PËRMET
  • Kënga për darkë, brenga për drekë. JUG
  • Ku ka bletë, ka dhe mjaltë. PËRMET
  • Ku ka zemër ka dhe krahë. JUG
  • Kullote dhinë të të mbushë kusinë. GJIROKASTËR
  • Kur s'ke mbjellë, s'ke çfarë korr. JUG
  • Kur s'ke punë luaj derën. PËRMET
  • Kush fërkon pulën, ha edhe vezën. KORÇË
  • Kush fle ngorhtë ka edhe ftohtë. ARBËRESHËT
  • Kush i kullot deshët, ai qeth dhe leshët. PËRMET
  • Kush nuk di ç'është lodhja, ai nuk di ç'është çlodhja. BERAT
  • Kush përton vdes urije. BERAT
  • Kush rri në pemë, ha edhe kokrrat. KORÇË
  • Kush s'punon, dheut i rëndon. JUG
  • Kush zë brumë do të gatuajë. JUG
  • Me mirë "punë e mbarë", se "mirë se të gjej". SHKODËR
  • Mbill me një dorë, korr me të dyja. JUG
  • Me lopatë ari dhe shat argjendi tunden e lëkunden edhe malet nga vendi. SARANDË
  • Mirë se të gjej, o hija e madhe!- mirë se vjen o dembel hamë- A kamë leje të rri pak? Po pate me hangër rri sa të duash. TIRANË
  • Mos rri si nusja në dasëm. JUG
  • Moti ndihmon atëqë punon. BERAT
  • Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojë. VLORË
  • Nuk mund të dalë punë e madhe nga ai që nuk do të voglën. BERAT
  • Një ujë që nuk ecën s'pihet. ELBASAN
  • Paraja nuk i zgjedh njerëzit. VLORË
  • Po shkove me të kërciturit gishtërinjtë sot, mos u anko nga të kërciturit e zorrëve nesër. VLORË
  • Pula që këndon në mbrëmje nuk bën vezë në mëngjes. JUG
  • Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë. TIRANË
  • Qan ara se nuk i vjen fara. SARANDË
  • Ruaj dhinë të pish qumështin. SARANDË
  • Sa më shpejt kositet livadhi; aq më shpejt lind bari. TROPOJË
  • S'bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata. JUG
  • S'gjuhet me zagar lidhur. BERAT
  • Nuk zihet pleshti me dorashka. KORÇË
  • Shpjere gojën te buka e jo bukën te goja. JUG
  • Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndërtohet me të mësuar. JUG
  • Ujku e ka qafën e trashë, se ka kambët e shpejta. KRUJË
  • Vure vezën more pulën. KRUJË