Fjalë të urta popullore për Miqësinë

Miri

Anëtar drejtues
Miqësia
  • Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet. VLORË
  • Armiku s'pritet me fjalë, por me plumb. KRUJË
  • Armiku më i rrezikshëm është, ai që harrohet. JUG
  • As buka nuk haet vetëm. JUG
  • Atje ku luftojnë dy, fiton i treti. KORÇË
  • Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra. SKRAPAR
  • Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut. BERAT
  • Lulja e këputur nuk lëshon më. MYZEQE
  • Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. JUG
  • Mendja me mendjen, pjellin mëndje. JUG
  • Me një ka nuk bëhen pendë. JUG
  • Me nji tra nuk mban shtëpia. JUG
  • Mëson nga armiku më shumë se nga miku. JUG
  • Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. JUG
  • Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. VERI
  • Miku harrohet po të largohet. PËRMET
  • Miku i mirë vjen nga porta. BERAT
  • Nuk bëhet stani me dhi të egra. VLORË
  • Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi. JUG
  • Njeriu pa shokë, si muri pa tokë. JUG
  • Miku i mikut tim, është edhe miku im. VLORË
  • Një krah s'mban kala. GJIROKASTËR
  • Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja. SKRAPAR
  • Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova. KRUJË
  • Për një shamatë, lypen dy veta. SARANDË
  • Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti. TROPOJË
  • Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara. JUG
  • Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. VLORË
  • S'bëhet lëmi me një kalli. JUG
  • S'bëhet stani me lepura. MYZEQE
  • S'mblidhen lepujt në vath. JUG
  • S'mbushet thesi me një kokërr. LUKOVË
  • Syri është më i mprehtë se kordha. JUG
  • Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. JUG
  • Shokë bashkë, e bukë veç. JUG
  • Trimi i mirë me shokë shumë. JUG
  • Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVË
  • Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. BERAT
  • Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë. VERI
  • Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë. LIBRAZHD
  • Uji fle, hasmi s'fle. LIBRAZHD
  • Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. VERI
  • As nuk kam, as më mbarohen. KAVAJË
  • Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. LABËRI
  • Bota të jep aq sa t'i kesh dhënë asaj. JUG
  • Bukë e kripë e zemër. KAVAJË
  • Çilet dera, rritet ndera. VERI
  • Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet. ELBASAN
  • Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. KOLONJË
  • Fshati digjet, plaka krihet. JUG
  • Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. VERI
  • I mirë për shokë, e i lig për vete. JUG
  • Bukën tënde ha, hall të botës qa. LUNXHËRI
  • Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan. DELVINË
  • I fundit ja do qaj, ja do qeshë. LABËRI
  • I qan hallin kalorësit. DURRËS
  • I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. POGRADEC
  • Jo gjithmonë "mirë se të gjeta" po edhe "mirë se erdhe". ELBASAN
  • Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen. JUG
  • Nga fryn era kthen gëzofin. DIBËR
  • Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë. KORÇË
  • Keq më vjen, po dëm s'më bëhet. SKRAPAR
  • Ku s'të thërresin, mos shko; ku s'të pyesin, mos kuvendo. ELBASAN
  • Këpucari i ka këpucët e grisura. JUG
  • Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës. JUG
  • Kopraci s'të jep të zezën e ullirit. JUG
  • Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë. SKRAPAR
  • Ku rënça mos u vrafsha. VLORË
  • Kur të kem me thasë, të të jap një trastë. SHIJAK
  • Kur të vjen nevojtari në derë, po s'pate gjë, jep një gotë ujë. SKRAPAR
  • Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm. JUG
  • Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë. SHKODËR
  • Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar. ARBËRESHËT
  • Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë. KRUJË
  • Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë as mizat rehat. KORÇË
  • Lype se s'ta jep, merre se nuk thotë gjë. KAVAJË
  • Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet. JUG
  • Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof. ELBASAN
  • Merr belanë e botës e vë në krye të votrës. ELBASAN
  • Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë. MYZEQE
  • Miku i thirrur, duhet përcjellun. MIRDITË
  • Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. KRUJË
  • Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. KRUJË
  • Mirmëngjes, me interes. FIER
  • Mos qesh në shok, se e gjen në kokë. KOSTUR
  • Mos e lëndo ku i dhemb. JUG
  • Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë. JUG
  • Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë. DELVINË
  • Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi. KAVAJË
  • O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha. BERAT
  • Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë. VLORË
  • Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan. KORÇË
  • Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. KOLONJË
  • Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku. KUÇ
  • Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot. SHKODËR
  • Qenit hidhi një kockë, të pushojë. SKRAPAR
  • Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar. FIER
  • Sevapi as shitet, as blihet. JUG
  • Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo. PËRMET
  • Ta shef bojën, sa ta ka nevojën. SKRAPAR
  • Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun. TROPOJË
  • Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët. JUG
  • Ustai nuk ka shtëpi. MYZEQE
 
Sipër