Fjalë të urta popullore për Drejtësinë

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari

Miri

Anëtar drejtues
2 Korrik 2012
247
2
864
Drejtësia
  • Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja. VLORË
  • Ban mirë e harro, ban lig e kujto. VERI
  • Bëj nder e gjej qeder. MYZEQE
  • Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli. KRUJË
  • Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket. JUG
  • E keqja nuk harrohet, e mira po. KOSOVË
  • E mira dhe e keqja nuk kanë fund. JUG
  • E mira nuk ka tavan, e liga s'ka taban. KOSOVË
  • Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s'thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin. BERAT
  • I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. TROPOJË
  • I ligu të puth e të kafshon. JUG*I ligu ngatërron dhe yjet në qiell. JUG
  • I mirë sa më s'ka, kur fle nuk ha. JUG
  • Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë. JUG
  • Kur pi ujë, kujto burimin. VLORË
  • Kur s'më bën nder, mos më bëj qeder. BERAT
  • Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. SHKODËR
  • Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje. SKRAPAR
  • Pyka e vet e shkyn lisin. KOSOVË
  • Pyll pa derra s'ka. ELBASAN
  • Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është … JUG
  • Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet. JUG
  • Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen. JUG
  • Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë. VLORË
  • Rrit këlyshët të të hanë kokën. DEVOLL
  • Rrufeja nuk bie në hale. TIRANË
  • Sëpatës bish mos iu ban. DIBËR
  • Ska din zemra, atje shkon mendja. SHKODËR
  • Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara. SULOVË
  • Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër. JUG
  • Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën. KOSOVË
  • Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. KORÇË
  • Bie molla që ka krimbin. JUG
  • Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. ELBASAN
  • Çika pa nder, si lulja pa erë. KOSOVË
  • E drejta pa forcë, s'të pi ujë. JUG
  • E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. JUG
  • Fajat janë që pjellin ligjin. JUG
  • Faji është jetim, s'i ka dalë zot njeri. ELBASAN
  • Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. JUG
  • Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë. TETOVË
  • Gabimi falet njëherë, e jo përherë. KOSOVË
  • Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët. JUG
  • Hatëri të lë pa brekë. BERAT
  • Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. JUG
  • Ka të mençur për të marrë. MALLAKASTËR
  • Koka e falur s'pritet. JUG
  • Kur falet e liga, dënohet e mira. JUG
  • Kur ke të drejtë, lëviz dhe malet. JUG
  • Kur qeth, bën çensurimçensurimçensurimçensurimçensurim kur ha, bën thërrime. DEVOLL
  • Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç'të thonë? KORÇË
  • Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin. KURVELESH
  • Kush ha bukë, bën thërrime. JUG
  • Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit. ELBASAN
  • Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin. JUG
  • Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin. GJIROKASTËR
  • Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët. JUG
  • Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. JUG
  • Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën. VLORË
  • Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin. KORÇË
  • Ngarkoje tjetrin aq sa mban. GRAMSH
  • Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë. TETOVË
  • S'hahet në vend të djathit. KORÇË
  • S'hahen bashkë turp e bukë. JUG
  • Zoti vonon, po nuk harron. PËRMET
  • Vritet faji e jo njeriu. VLORË
  • Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan të pa pjekura". BERAT
  • Atij i thonë: "Ja ujku", ay thotë: "Ku është gjurma". JUG
  • Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon. BERAT
  • Ç'bluan mendja, zbulon pija. BERAT
  • Ç'ka barku, nxjerr bardhaku. JUG
  • Difton fëmija, ç'ka shtëpia. VERI
  • Dinaku hyn në pus e del pa lagur. TIRANË
  • Dinaku të çon në dyzet çezma e s'të jep ujë. PËRMET