Besa
- Edhe sikur deti uje te behej per te varfrin nuk ka luge. "(Kosovë)
- Ajo që ke frikë të gjen. Elbasan
- Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita. Elbasan
- Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë. Kosovë
- Atë që pështyn, mos e lëpij. Gjirokastër
- Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë. Vlorë
- Ai që hyn në lumë edhe do laget. Korçë
- Amanetin e mban toka. SHKODËR
- Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë. Dukagjin
- Burri flet përpara syve e jo pas shpine. Elbasan
- Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë. Kurvelesh
- Burri o të fal, o të var. Gjirokastër
- Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër. Skrapar
- Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal. Shkodër
- Besa asht ma e fortë se vdekja. KRUJË
- Besa e burrit, pesha e gurit. VERI
- Burri i mirë flet një herë. KRUJË
- Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre. ELBASAN
- Çakallit lëshoi ujkun. Elbasan
- Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet. Jug
- Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e tij. Kurvelesh
- Dajaku ka dalë nga xheneti. Kavajë
- Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra. Devoll
- Derri do plumbin, nuk zihet me duar. Lushnjë
- Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë. Lunxheri-Gjirokastër
- Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri. Shqipëri e mesme
- Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. VLORË
- Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë. SARANDË
- Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë. Elbasan
- Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri. Jug
- E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. PËRMET
- Frika nuk e len lepurin me u majtë. SHKODËR
- Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. VLORË
- Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. KOLONJË
- Fusha bën baltë, mali bën furtunë. MYZEQE
- Gozhda nxjerr goxhdën. VLORË
- Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin. SHKODËR
- Guri i rrumbullkët nuk zë vend. JUG
- Gjalpin e ruan kripa. GJIROKASTËR
- Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën. KORÇË
- Hidhëroju dikujtë aq sa ka dituri. Preshevë
- I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. TIRANË
- Ku do të dijë hëna se lehin qentë. VLORË
- Ku ngul hunë var hejbet. JUG
- Ku rafsha mos u vrafsha. FERIZAJ
- Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës". KOSOVË
- Kur ke zemër ke edhe krahë. KRUJË
- Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. JUG
- Kush kërkon gjen. PËRMET
- Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash. JUG
- Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën. DEVOLL
- Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi. JUG
- Ku është besa aty është dhe shpresa. KORÇË
- Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë. SARANDË
- Nga del fjala del dhe shpirti. JUG
- Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë. VLORË
- Pushka don pushkën. TROPOJË
- Pyet detin sa lumenj derdhen në të. KOLONJË
- Qeni i pangopur të ha. SKRAPAR
- Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë. ELBASAN
- Rrallë vritet burri që ka shumë armiq. JUG
- Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi. JUG
- S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. BERAT
- Shqerra që s'thërret mëmën humbet. JUG
- Trimëria e kthen plumbin mbrapsht. JUG
- Trimi e ka me vete fatin. VLORË
- Trimin vraje, po mos e shaj. Kolojnë
- Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. JUG
- Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. ELBASAN