Fertiliteti mashkullor, ushqimet e duhura për dietën

F

Flori

Vizitor
Fertiliteti mashkullor, ushqimet e duhura për dietën

Dieta juaj duhet të jetë e balancuar, e shumëllojshme dhe ushqyese, ashtu siç është edhe dieta e partneres suaj. Si baballarë të ardhshëm, duhet të konsumoni.

Ushqimi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në potencialin e spermës. Kërkimet tregojnë që zakoni i ushqimit të varfër dhe konsumimi i rregullt i alkoolit mund të ulin cilësinë dhe sasinë e spermës duke e bërë të vështirë mbetjen shtatzënë.

Ushqimi
Mbetja shtatzënë nuk është arsyeja e vetme - një muaj para se të zihet fëmija, lindin fëmijë me peshë më të vogël se fëmijët e tjerë, me një mesatare prej 650 gr më pak. Nënpesha e fëmijës është një kusht mjekësor që ndikon shëndetin dhe sjelljen e fëmijës përgjatë gjithë jetës së tij.
Dieta juaj duhet të jetë e balancuar, e shumëllojshme dhe ushqyese, ashtu siç është edhe dieta e partneres suaj. Si baballarë të ardhshëm, duhet të konsumoni.

Vitaminë C dhe oksidantë
Ato ndihmojnë në parandalimin e defekteve të spermës dhe në lëvizshmërinë e saj. Konsumoni lëng portokalli çdo ditë. Merrni të paktën 60 mg vitaminë në ditë, 100 mg nëse pini duhan.

Zink
Disa studime tregojnë se mungesa e zinkut, qoftë edhe për një periudhë të shkurtër, mund të ulë nivelin e testosteronit. Burim i shkëlqyer i 15 mg zink që ju duhen në ditë, janë produktet si mishi i kuq-bifteku, fasulet dhe mishi i errët i pulës. Nëse i konsumoni këto në tri vaktet e ditës, ju keni marrë sasinë e domosdoshme të zinkut.

Acid folik
Studimet sugjerojnë se burrat me një nivel të ulët të vitaminës B, kanë sasi të ulët të spermës. Ju mund të merrni sasinë e nevojshme (400 mikrogram në ditë) nga cerealet e mëngjesit, perimet jeshile dhe lëngu i portokallit.
Sigurisht që mund të ndihmoheni nga multivitaminat dhe acidi folik në formë tablete.

Kalcium, vitaminë D
Kërkimet për infertilitetin tregojnë se konsumimi i 1,000 mg kalcium dhe 10 mikrogramë vitaminë D çdo ditë mund të ndihmojë në fertilitetin e burrave. Burime të kalciumit janë qumështi dhe kosi. Po ashtu, qumështi dhe salmoni janë të pasura me vitaminë D.

Alkool
Ndërsa konsumimi i një pijeje për raste të veçanta konsiderohet jo i dëmshëm, studimet tregojnë që konsumimi i përditshëm i verës, birrës apo pijeve të tjera të forta mund të ulin nivelin e testosteronit dhe të rrisin numrin e spermës jonormale.
 
Sipër