Facebook krijon listat inteligjente

A

agroni

Vizitor
Facebook krijon listat inteligjente

Dilema e kohëve moderne; të ngarkosh në Facebook një foto të një feste ku ke dalë i dehur me një palë vesh gomari në kokë, të cilën dëshiron ta “admirojnë” miqtë e tu, apo të mos e ngarkosh sepse nuk dëshiron ta shikoj mamaja që sapo ka hapur një llogari.

Facebook është krijuar për të na lehtësuar jetën, me opsionin e ri të do të keni mundësi të publikoni materiale vetëm për disa grupe të izoluara miqsh, të cilët i keni përzgjedhur vet.

Facebook ka dhënë mundësinë e ndarjes së miqve në lista që prej vitit 2007, opsion ky që kërkoi një punë të madhe nga Facebook dhe fatkeqësisht u përdorë shumë pak.

Tani Facebook do ti grupoj automatikisht miqtë tuaj duke u bazuar në zonën ku jetoni, në shkollën që keni ndjekur apo sipas vendit të punës. Tashmë do të lexoni informacione dhe do të merrni axhornime mbi këto grupe specifike. Një lëvizje kjo që tenton të godas konkurrencën e Google+ me listat e saj “circles”
Për të organizuar personat në grupe të quajtura “smart lists”, Facebook do të përdorë shkollat, vendet e punës dhe pozicionet gjeografike që përdoruesit publikojnë në faqe. Listat janë në cdo moment të ndryshueshme dhe mund të fshihen apo të krijohen të tjera.

Sipas drejtuesve të rrjetit social, listat e gatshme po vinë si një ndihmë për përdoruesit, që të mos humbnin kohë në krijimin e tyre.

Nëse i listoni njerëzit si “miq të afërt”, do të arrini ti shihni publikimet dhe aktivitetin e tyre në krye të faqes. Pra do ti jepet prioritet atyre miqve, që i ndjeni më të afërt, pra që jetoni pranë.

Me ndryshimet e fundit rrjetet sociale virtuale nga një mënyrë e re socializmi po kthehen vetëm në një pasqyrë të lidhjeve reale që kemi në jetë. Një largim ky, nga ideja e “fshatit global”, që bënë të fortifikohen lidhjet e vjetra dhe reale kundra dobësimit të krijimit të lidhjeve të reja.

(a.h/BalkanWeb)
 
Sipër