Fëmija ynë (këshilla për fëmijët )

A

Antoni

Vizitor
Prof. Selaudin Bekteshi

ZHVILLIMI I FEMIJES
Me shprehjen zhvillim i femijes ose me drejt rritje dhe zhvillim i femijes ne kuptojme ne pergjithesi shtesat dhe ndryshimet ne peshe e ne gjatesi qe nga lindja e femijes e deri ne perfundimin e rritjes se tij.
Megjithese pesha e gjatesia jane tregues kryesore per te vleresuar zhvillimin e femijes ne e kemi per detyre te mesojme prinderit se vetem ato nuk jane te mjaftueshme per te gjykuar mbi zhvillimin e foshnjes.
Atehere me te drejte do te dale pyetja: Cfare tjeter do te kemi parasysh per te vleresuar zhvillimin e femijes si dhe shendetin e tij te mire.
Ne si mjeke e si prinder e gjykojme zhvillimin e femijes nga pesha e gjatesia qe ai ka ne moshe te caktuar, nga perpjestimi i drejte ne mes te pjeseve te ndryshme te trupit, nga madhesia e rrethit te kokes, te gjoksit, te barkut, nga dalja e dhembeve. Keto te dhena na japin mundesine te gjykojme mbi zhvillimin fizik, mbi zhvillimin e trupit te femijes sipas moshes se tij.
Por njekohesisht nuk do te mjaftohemi me te dhenat mbi zhvillimin fizik te femijes. Krahas ketyre ne do te shikojme e do te vleresojme edhe zhvillimin psikik e nervor te femijes, zhvillimin e trurit te tij, qe paraqitet me aftesine qe ai ka per te njohur, per te kuptuar, per t'u lidhur me njerezit e sendet qe e rrethojne, per te folur, per te bere pyetje, per te shfaqur mendime. Te dhenat e siperme na japin mundesine te gjykojme mbi zhvillimin psikik, mbi zhvillimin e trurit te femijes, pershtatur moshes se tij. Ne fund ne vleresojme edhe aftesine e femijes per te bere levizje te ndryshme te trupit, per te kapur sende, per te qendruar ndenjur e ne kembe, per te ecur, per te vrapuar e keshtu me radhe.
Keto aftesi te femijes sipas moshes se tij i vleresojme si zhvillimi i levizjeve ose zhvillim motorik.
Perfundimisht kur vleresojme zhvillimin e femijes do te kemi parasysh keto tregues:
- treguesit e zhvillimit te trupit, zhvillimin fizik,
- treguesit e zhvillimit te trurit, te kuptuarit, te menduarit, zhvillimin psikik.
- treguesit e zhvillimit te levizjeve, zhvillimin motorik.

DETYRAT E PRINDERVE
Prinderit dhe gjithe familjaret kane detyrime te medha per rritjen e zhvillimin e mire te femijes. Femija i perket familjes por njekohesisht i perket edhe shoqerise. Prinderit e kane detyre te merren me rritjen e mire te femijes. Ata duhet te gjenden prane femijes se vogel, te verejne me kujdes cdo ngjarje te zakonshme e te jashtezakonshme qe lidhet me te, ta vendosin ne dhomen me te ndricuar e me te paster, te pajisur me shtratin , me veshmbathjen dhe sendet e tjera te nevojshme.



PESHA NE LINDJE
Njohja e peshen ne lindje ka rendesi te vecante. Eshte e nevojshme qe prinderit te dine peshen qe ka patur femija i tyre ne lindje dhe te jene ne gjendje t'ia tregojne mjekut. Pesha e femijeve ne lindje ne Shqiperi eshte ne pergjithesi normale. Ajo mesatarisht shkon ne 3400 gr. Meshkujt e kane peshen ne lindje pak me te larte se femrat. Nuk do te thote qe ata femije qe lindin nen 3400 gr nuk jane normale. Egziston nje kufi per peshen ne lindje dhe shkon ne 2500 gr. Per femijet qe lindin mbi kete peshe themi se kane peshe normale. Femijet qe lindin me peshe me te ulet se 2500 gr themi se jane te parakohshem ose premature. Pesha e femijes ne lindje eshte e lidhur me disa shkaqe te njohura si; zgjatja e shtatzanise, gjendja, ushqyerja, puna, mosha e nenes. Rendesi kane dhe semundjet qe nena mund te kete kaluar vecanerisht gjate shtatzanise. Pjeserisht, pesha ne lindje ka lidhje dhe me madhesine e trupit te prinderve. Pesha jo shume e madhe nuk do te thote gjithmone se eshte shenje dobesie. Ne rastet e prematures femija mbahet ne observacion te personelit shendetesor.

Shtesat ne peshe gjate vitit te pare te jetes.
Shtesat e rregullta ne peshe gjate vitit te pare te jetes jane shenja me e rendesishme qe flasin per nje shendet te mire te femijes, prandaj prindi duhet te jete i informuar mire ne kete drejtim. Cdo qendrim ne peshe ose humbje nuk eshte normale dhe duhet gjetur shkaku.

Renia e peshes pas lindjes
Pas lindjes foshnja ka nje renie te lehte ne peshe. Kjo renie zgjat per 3-5 dite. Nga dita e trete ose e peste foshnja fillon te fitoje ne peshe dhe arrin peshen e lindjes. Gjate diteve te para ai humbet 150 deri ne 300 gram. Humbja e peshes gjate diteve te para eshte normale. Ajo ndodh per disa arsye qe jane spjeguar me poshte. Ne rastet kur femija humbet me shume se 300 gr dhe kur pesha e lindjes nuk eshte rifituar deri ne diten e 10-te ose te 12-te, duhet pare shkaku. Humbjet e teperta te peshes mund te shkaktohen kur femija nuk pi dhe nuk ushqehet sa duhet ose kur vuan nga ndonje semundje. Ne keto raste foshnja duhet vizituar pa humbur kohe.

Shtesat e rregullta ne peshe
Duke marre parasysh humbjen gjate diteve te para te jetes, shtesa ne peshe gjate gjithe muajit te pare eshte prej rreth 600 gram. Nga muaji i pare deri ne te dytin foshnja shton 800-900 gram. Pas muajit te dyte shtesat mujore pakesohen lehtesisht. Keshtu nje femije normal nga muaji i 5-te dhe i 6-te shton rreth 500 gram ne muaj, kurse nga muaji i 10-te dhe i 12-te shton rreth 300 gram ne muaj. Ne pergjithesi pesha e lindjes dyfishohet rreth muajit te 5-te ose te 6-te dhe trefishohet ne fund te vitit te pare. Prinderit gjithashtu duhet te dine se nje femije qe lind nen peshen normale e shton me shpejt peshen, ndersa femija qe lind me peshe te madhe, zakonisht e shton me ngadale.

Tabele orientuese;
Muaji 1-re 600 gram
muaji 2-te 900 gram
muaji 3-te e 4-t 750 gram
muaji 5-te e 6-te 600 gram
muaji 7-te - 9-te 450 gram
muaji 10-te- 12-te 300 gram
 
A

Antoni

Vizitor
GJATESIA E FEMIJES
Matjes se gjatesise se femijes shpesh i jepet rendesi e paket. Kjo nuk eshte e drejte, megjithese njohja e gjatesise se femijes ka rendesi me te kufizuar se njohja e peshes. Gjatesi ndryshon me me vonese se pesha kur femija nuk shkon mire, por edhe ajo ndryshon kur shkaqe te ndryshme e demtojne femijen. Vecanerisht kur femijet nuk ushqehen ne menyre te rregullt, per nje kohe te gjate, si dhe ata qe vuajne nga semundje e crregullime te zgjatura mbesin prapa jo vetem ne peshe por edhe ne gjatesi. Dihet gjithashtu se ka disa gjendje te tjera te vecanta, ne te cilat gjatesia mbetet prapa qe ne fillim te jetes se femijes se vogel. Keto gjendje zbulohen nga mjeku.

Gjatesia ne lindje
Gjatesia e foshnjes ne lindje eshte mesatarisht rreth 50 cm. Meshkujt ne lindje jane pak me te gjate se femrat. Pavaresisht nga kjo jane normale edhe ata femije qe lindin mbi 47 cm. Nen kete limit kemi te bejme me femije te parakohshem ne lindje.

Rritjet ne gjatesi gjate vitit te pare
Sa me i vigel eshte femija, aq me e shpejte eshte rritja e tij ne gjatesi. Mjafton te themi se gjate gjithe vitit te pare foshnja ka nje rritje ne gjatesi prej 20-25 cm. Ne fund te vitit te pare femija arrin 70-75 cm.

Shtesat mujore gjate vitit te pare
Ne lindje 50 cm
1 muajsh 52 cm
2 muajsh 54 cm
3 muajsh 57.5 cm
4 muajsh 61 cm
5 muajsh 63 cm
6 muajsh 65 cm
7 muajsh 66 cm
8 muajsh 67.5 cm
9 muajsh 69 cm
10 muajsh 70 cm
11 muajsh 71 cm
12 muajsh 72 cm

Kjo tabele i referohet femijes qe ka lindur me gjatesi 50 cm.

Rritjet ne gjatesi pas vitit te pare
Pas vitit te pare rritja e femijes ne gjatesi vazhdon te jete mjaft e ndjeshme, megjithese ajo behet me e ngadaleshme. Ne fund te vitit te dyte femija ka nje gjatesi qe shkon nga 81 deri ne 84 cm. Ne fund te vitit te trete gjatesia e femijes shkon nga 90 deri ne 92 cm. Pas vitit te trete femija zgjatet mesatarisht 5-6 cm ne vit. Vetem gjate periudhes se zhvillimit gjinor i riu zgjatet mesatarisht 7-8 cm ne vit. Ne shumicen e te rinjve rritja ne gjatesi perfundon nga 17-18 vjetet, pak me shpejt ose pak me vone.
Matja e gjatesise se femijes behet menjehere pas lindjes dhe me pas eshte mjaftueshem nje here ne muaj.

Koka e femijes.
Koka e femijes se porsalindur duket me e madhe ne krahasim me gjatesine e trupit te tij. Madhesia e kokes se femijes ka rendesi te njihet qe ne lindje si dhew me vone gjate zhvillimit te tij. Ndryshimet e dukshme duhet te verehen nga prinderit. Permasat e kokes jashte standartit, me e madhe ose me e vogel, flasin per crregullime te zhvillimit te trupit dhe vecanerisht te trurit. Madhesia e kokes vleresohet zakonisht me madhesine e rrethit te saj qe quhet ndryshe perimeter. Rrethi i kokes matet me meter shirit duke filluar nga balli, mbi vetulla, deri ne pjesen e pasme te kokes ku eshte pjesa me e dale e kokes.

Disa vecori te kokes se femijes.
Vecoria e pare eshte se kockat e ndryshme qe formojne koken e foshnjes se vogel nuk jane plotesisht te ngjitura me njera tjetren.Kjo vecori lejon qe gjate lindjes koka t'u pershtatet rrugeve te daljes.
Vecoria e dyte eshte prania e nje pjese te bute qe gjendet mbi kockat e ballit ne pjesen e perparme dhe te siperme te kokes. Duke qene se kjo pjese e kokes eshte e bute populli e quan "buti i kokes". Shkencerisht njihet me emrin fontanele.
Kjo pjese nuk eshte e veshur me kocke. Vishet dhe zvogelohet pak nga pak me kalimin e muajve. Per kete arsye e gjejme te hapur gjate gjithe vitit te pare e deri ne muajin e 15-te. Ne kete moshe ai mbyllet plotesisht. Ne rast se eshte shume i madh ose nuk mbyllet ne kohen e duhur duhet te mendojme se femija ka ndonje crregullim ose semundje sic eshte rakiti ose permbajtje e tepert e lengut te trurit (hidrocefali). Edhe ne rast se eshte shume i vogel ose mbyllet shume shpejt, gjate muajve te pare te jetes duhet te konsultohemi me mjekun sepse mund te gjendemi perpara nje semundjeje ose crregullimi sic mund te jete zhvillimi i manget i trurit etj.
 
A

Antoni

Vizitor
DALJA E DHEMBEVE
Dhembete e pare qe i dalin femijes quhen dhembet e qumeshtit ose dhembe te perkohshem. Quhen keshtu pasi ata zevendesohen nga viti 5-6 nga dhembet e perhershem. Dhembet e qumeshtit jane 20, ndersa dhembet e perhershem jane 32.

Kur fillojne te dalin dhembet.
Tek femijet e shendetshem zakonisht fillojne te dalin nga muaji i 6-te megjithse ka raste qe dalin edhe ne muajt e 7-te e 8-te edhe kur femija eshte plotesisht i shendetshem. Verehen edhe raste te jashtezakonshme kur femija lind edhe me dhemb ne goje. kjo nuk flet per zhvillim te parakohshem te femijes. Si dhembet e shfaqur qe ne lindje ose ata qe dalin shume shpejt ka mundesi te behen shkak per demtimin e gjirit te nenes. Dalja e dhembeve me vonese, pas muajit te nente krijon shqetesim tek prinderit dhe eshte e drejte qe ata te keshillohen me mjekun. Ka raste kur ky fenomen eshte i lidhur me rakitin, me crregullime te kockave ose te disa gjendrrave te brendeshme.

Radha e daljes se dhembeve.
Ne shumicen e rasteve, ne femijet e shendetshem, nga muaji i 6-te deri ne muajin e 12-te dalin 8 dhembet preres. Qe jane kater poshte dhe kater lart. Se pari dalin dy dhembet preres te poshtem qe zene vendin qendror dhe pas tyre dalin dy te sipermit. Me pas dy preresit anesore te siperm dhe dy anesoret e poshtem. Nga muaji i 12-te deri ne muajin e 18-te dalin kater dhemballet e para, dy lart dhe dy poshte. Nga muaji i 12-te deri ne muajin e 24-t dalin kater dhembet e syrit. Nga muaji i 24-t deri ne muajin e 30-te dalin kater dhemballet e dyta. Ka raste kur nuk ndiqet kjo radhe dhe ky ndryshim mund te ndodhe pa ndonje shkak te vecante.

Rendesia e dhembeve per shendetin e femijes
Si dhembet e qumeshtit ashtu edhe dhembet e perhershem kane rendesi shume te madhe per shendetin e femijes. Dhembet kane veprimin e tyre kryesor per pertypjen dhe perpunimin e mire te ushqimeve. Veprimtaria e pertypjes fillon nga muajt e fundit te vitit te pare dhe vazhdon per gjithe jeten. Crregullimet, demtimet dhe semundjet e dhembeve pengojne perpunimin e tretjen e mire e te plote te ushqimeve dhe keshtu behen shkak per demtime te aparatit tretes dhe te gjithe organizmit. Crregullimet e dhembeve mund te pengojne te folurit qarte. Ato mund t'i japin fytyres pamje jo te hijshme, kjo gjendje verehet vecanerisht kur perputhja e dhembeve te siperm me ata te poshtmit nuk eshte e plote.

Kujdesi per dhembet
Kujdesi per dhembet fillon qe me dhembet e qumeshtit nga fundi i vitit te pare. Eshte e rendesishme te mesojme femijen te pertype mire ushqimet. Kur ushqimi permban sheqerna ose brumera eshte mire t'i japim ne fund nje sasi te vogel ushqimi qe pastron mire dhembet si p.sh. nje cope molle ose karote. Femijes mund t'ia pastrojme dhembet me nje garze te lagur me pak sode buke dhe eshte mire te mesohet she shplaje gojen pas cdo ushqyerje. duhet mesuar gjithashtu, pas vitit te dyte, te perdore furcen e dhembeve ne menyre korekte. Vecanerisht ne darke pastrimi i dhembeve eshte i domosdoshem per mirembajtjen e tyre
 
A

Antoni

Vizitor
ZHVILLIMI I TRUPIT TE FEMIJES
Jemi ndalur ne mënyrë te veçantë mbi peshën e femijes, mbi gjatesine e tij, mbi madhesine e kokës dhe daljes se dhembeve. Të dhëna e mesiperme mund te kapen dhe kuptohen me lehtesisht nga prindërit. Duke patur këto njohuri, prindi është ne gjendje te bashkepunoje me ngushtë me mjekun dhe te kërkoje ne kohe ndihmën e tij. Zhvillimi normal i trupit te femijes ndodh kur zbatohet një higjene e mirë, kur ushqehet drejt, kur shfrytezohet ajri dhe drita e diellit, kur menjanohen ne kohe sëmundjet e ndryshme. Femija me zhvillim te mirë ka peshe dhe gjatesi normale për moshen e tij, gjithashtu indet e buta i ka te mbushura. Këto shihen e preken tek kofshet dhe ne bark. Lekura është e pastër dhe me ngjyrë te gjallë. Ngjyra e gjallë vihet re dhe ne pjesen e brendeshme te gojes si dhe ne llapat e vesheve kur shihen kundër drites. Femija me zhvillim te mirë e ka butin e kokës të hapur aq sa e lejon mosha e tij si dhe madhësi te rregullt te kokës. Rendësi për te vleresuar zhvillimin e femijes ka dhe oreksi i mirë, te dalurit jashtë ne rregull, tratja e plotë e ushqimeve, gjumi i qete, qendresa e mjaftueshme kundrejt infeksioneve. Femija i zhvilluar mirë ka gjithashtu gjalleri ne levizje, shikim te gjallë, kuptim dhe te folur ne kohe. Zhvillimi jo i mirë i femijes ka shkaqe të ndryshme. Mund të themi ne përgjithësi se këta janë fëmijë te mbajtur keq, pa higjene te mjaftueshme, pa shfrytezim te ajrit, te drites, te diellit e te levizjeve, pa ushqyerje te pershtatur për moshen; këta fëmijë kanë kaluar semundje te shpeshta ose te renda. Shkaqet mjekesore qe e çojnë femijen ne prapambetje te zhvillimit fizik janë te shumta. Do te kujtojmë mungesen e ushqimit ne sasi ose cilësi, tretjen e shfrytezimin e tij te pamjaftueshem, sëmundjet e zgjaturae te perseritura te rrugëve te frymemarrjes, te veshkave, te zemrës, te melcise, te disa gjendrave te brendeshme si dhe sëmundjet ngjitese te shkaktuara nga mikrobet.


ZHVILLIMI I LEVIZJEVE, I TE KUPTUARIT DHE I TE MENDUARIT
Femija i porsalindur mban anesite e siperme dhe ato te poshtme pak te thyera dhe te tendosura kurse qafa është krejt e leshuar dhe perkulet sipas drejtimit qe i japim femijes. I porsalinduri kur nuk fle bën levizje te shumta si me krahet ashtu edhe me kembet por këto levizje nuk kanë as qëllim e as drejtim te caktuar. Pas lindjes foshnja është ne gjendje te thithe dhe te gëlltisë qumeshtin ose lengje te tjera. Por mundësia për te thithur dhe për te gelltitur flet për demtim te trurit te femijes. Këtë mungese e kemi edhe ne fëmijët qe lindin me peshe te paket. Pas ditëve te para i porsalinduri degjon zhurmat e forta. Ne rast se shkaktojme zhurme te papritur pranë tij shohim se ai bën levizje te menjehereshme te te gjithë trupit.
NE MOSHEN NJE MUAJSHE foshnja është ne gjendje te shikoje dhe te degjoje zhurmat. Ai vazhdon te beje levizje te shpeshta me krahet dhe me kembet, duke mbajtur grushtet mbyllur e te shtrenguar. Ne rast se e vendosim te shtrire barkas, shohim se ai bën përpjekje për te ngritur koken.
NGA MOSHA DY DERI NE GJASHTE MUAJ, foshnja jo vetëm shikon por edhe ndjek sendet qe i vihen dhe i levizin përpara syve. Ai gjithashtu fillon te dalloje njerëzitë qe qendrojne pranë tij, buzeqesh, kap dhe mban sendet qe i vihen ne duar. Ne rast se bëhet zhurme drejton shikimin dhe koken nga vendi prej ku vjen zhurma. Pak nga pak gjatë kësaj periudhe, levizjet e femijes nuk janë me te crregullta e te perseritura. Duart levizin me drejtim te caktuar për te kapur sendet qe i vihen përpara syve. Femija ngre dhe mban koken, kthehet dhe rrotullohet kur e lemë te shtrire, qëndron ndenjur kur është i mbeshtetur. Duart nuk i mban vazhdimisht te mberthyera por i liron, kap sende të ndryshme dhe i fut ne goje. Nga fundi i kësaj periudhe femija nxjerr disa tinguj si dhe disa rrokje te thjeshta si "ma", "ba". Këto aftësi foshnja i fiton pak nga pak. Kur vërejmë vonesa ne fitimin e këtyre aftësive duhet te marrim konsulte me mjekun.
NGA MUAJI I GJASHTE DERI NE MUAJIN E DYMBEDHJETE, zhvillimi i femijes si nga levizjet ashtu dhe nga ana psikike bëhet mjaft i shpejte. Shpejt femija qëndron ndenjur pa mbështetje, zvarritet duke perdorur duart dhe kembet, përpiqet te ngrihet duke u mbeshtetur ne anet e rrethores ose te shtratit, ngul kembet ne toke. Nga muajt e funit te vitit femija qëndron mirë ne këmbë kur është i mbeshtetur dhe përpiqet te beje hapat e para. Sendet qe ka ne dorë ka mundësi t'i kaloje ne doren tjetër. gjatë kësaj periudhe njeh dhe dallon mjaft mirë njerëzitë e rrethit te tij, buzeqesh dhe qesh me kuptim. Shfaq qartë shenjat e kenaqesise dhe te hidherimit, qan për shkaqe shpesh te kuptueshme, shqipton me mirë rrokjet dhe ndonjë fjale te shkurter. Njekohesisht fillon te njohe kuptimin e disa fjalëve. Ne këtë moshe, femija kap lojnat, i tund, i perplas. shika ndaj ushqimeve bëhet me e zhvilluar. Shpesh merr lugen për te çuar ushqimin ne goje. Ne rast se tregohet kujdes i mjaftueshem pas vitit, femija është ne gjendje te tregoje se kur do të kryeje nevojat.
RRETH MOSHES 18 MUAJSHE femija ecën me mjaft siguri, ngjit shkallet, luan me fëmijë te tjerë, njeh dhe perdor mjaft fjale dhe lidh fjali te thjeshta. Ushqehet vete me një fare sigurie duke e shpene lugen me ushqim ne goje. Ne këtë moshe ai tregon interes dhe shikon me vëmendje figurat e librave, perdor lapsin dhe shenon vija te crregullta.
NGA MOSHA DY VJEC femija fiton pavaresi jo vetëm duke levizur e ecur lirisht por njihet dhe me dhomen e orendite e ndryshme te shtepise. Ne këtë moshe pasurohet fjalori me fjale e fjali të reja, madje bëhet kurioz dhe shtron pyetje. Prinderit njihen shumë me mirë me disa prirje qe paraqet femija si kenaqesia, pakenaqesia, kokefortesia, bindja etj.
NGA MOSHA DY DERI NE TRE VJEC femija njeh mirë figurat e ndryshme ne libra dhe dallon ngjyrat kryesore. Ben pyetje te shumta dhe është ne gjendje t'i përgjigjet pyetjeve kur këto lidhen me sferen e jetës se tij. Kujtesa zhvillohet mirë dhe arrin te ushqehet vete pa shumë veshtiresi.
NGA VITI I TRETE DERI NE VITIN E GJASHTE zhvillimi i levizjeve i te kuptuarit dhe i të menduarit perparon dhe e bën femijen te aftë te për te filluar shkollën dhe për te bërë jetë te pavarur.
Zhvillimi i levizjeve, i te kuptuarit i të menduarit, i të folurit, i kujteses, i sjelljeve ndryshon nga një fëmijë tek tjetri. Ne ato raste kur femija qëndron gjatë i vetmuar, i vecuar dhe ne pamundesi për te bërë levizje te lira e te gjalla, zhvillimi i tij mbetet pas. Kështu ndodh edhe kur femijes nuk i jepen lojna, kur nuk shikon buzeqeshje, kur nuk degjon fjale perkedhelese dhe kur ka lidhje te kufizuara me njerëzitë dhe ambjentin. Nenat e njohin mirë rendesine e lidhjes me femijen. Ato i buzeqeshin, e perkedhelin, i kendojne, e marrin ne krahe, e mesojne te beje levizje, te qëndrojë ne këmbë, te ece, te njohe njerëzitë dhe sendet qe e rrethojne. Ne zhvillimin e femijes ka ndikim edhe ushqyerja e tij. Truri qe merr ushqim te papershtatshem ose te pamjaftueshem ne sasi dhe ne cilese, zhvillohet me vonesë. Për këtë arsye duhet t'i kushtojme rëndësi ushqyerjes se femijes për te bërë te mundur zhvillimin normal.
Levizjet e lira qe femija bën vete, levizjet e thjeshta qe i bëjnë atij prindërit, pastrimi i rregullt, veshmbathja e përshtatshme, gjumi i mjaftueshem, shetitja ne ajër te pastër, drita e dielli, veprojnë jo vetëm mbi zhvillimin motorik por edhe mbi zhvillimin psikik te femijes.
Demtimet e foshnjes gjatë lindjes, frymemarrja e vonuar, sëmundjet qe prekin trurin, sistemin nervor dhe gjithë organizmin pengojne zhvillimin e rregullt e te plotë te psikikes e te intelektit te femijes.
 
A

Antoni

Vizitor
SI NDIKON SHTATZANIA MBI GRUAN DHE FOSHNJEN
Shtatzania eshte nje gjendje fiziologjike, e natyrshme e cila nuk demton organizmin e nenes nese tregohet kujdesi i duhur. Gjate shtatzanise foshnja (fetusi) formohet dhe zhvillohet duke marre lenden ushqyese nga gjaku i nenes. Kur nena eshte e shendetshme, merr ushqim te mjaftueshem dhe ben jete te rregullt, foshnja zhvillohet mire dhe lind i shendetshem. Ne rast se nena semuret ose nuk ben jete te pershtatshme per gjendjen e saj, foshnja demtohet dhe mund te linde e dobet ose e semure. Gjithashtu ka mundesi qe shtatzania te perfundoje ne deshtim ose lindje te parakoheshme.


PUNA GJATE SHTATZANISE
Gjate shtatzanise gruaja mund dhe duhet te vazhdoje te punoje sipas kushteve te caktuara nga mjeku. Puna fizike dhe levizjet e pershtateshme jo vetem qe nuk jane te demshme por vlejne per mbarevajtjen e shtatzanise. Ne raste te rralla, kur mjeku e sheh te nevojshme gruaja shtatzane duhet t'i nenshtrohet regjimit. Puna e gruas shtatzane konsiderohet puna pa sforco e ngarkese, pa qendrime te zgjatura ne kembe. Me levizje ne kuptojme ecjen e perditeshme si dhe disa ushtrime te kufizuara per muskulaturen e barkut. Puna e rende fizike e demton gruan shtatzane. Eshte i papershtatshem qendrimi i saj kerrusur, mbartja e peshave te medha, terheqja e tyre dhe ngritja e sendeve me peshe te madhe.


MENJANIMI I SHQETESIMEVE
Gruaj shtatzane duhet te gjeje qetesi brenda familjes dhe shoqerise. Ajo duhet ta prese femijen me gezim dhe pa frike. Kete gezim duhet ta ndjeje jo vetem cifti por edhe rrethi familjar. Ajo duhet te njoftoje pa ndrojtje gjendjen e saj qe nga shenjat e para te shtatzanise.


USHQYERJA E GRUAS SHTATZANE
Ne kete periudhe duhet bere kujdes per ushqyerjen. Sasia dhe kalorite e ushqimit duhet te jene te mjaftueshme. Cilesia e ushqimit ka shume rendesi. Ushqimi i pamjaftueshem dhe jocilesor e demtojne ate dhe nuk lejojne zhvillimin e plote te femijes. Foshnja terheq lende me vlere nga trupi i nenes duke i sjelle deme asaj.
Ne shtatzani gruaja duhet te marre ushqime me perberje te ndryshme, jo ushqim te njeanshem. Ajo ka nevoje per proteina dhe keto lende i merr nepermjet mishit, qumeshtit, peshkut, vezes, djathit, bizeleve, fasuleve, thjerzave etj.
Yndyrnat i siguron nga gjalpi, vajra, dhjamra dhe veze.
Sheqernat nga buka, makaronat, orizi, patatet, perimet dhe frutat.
Kriprat minerale dhe vitaminat nga perimet dhe frutat duke i konsumuar ne menyre te rregullt e te perditeshme. Kripa e gjelles duhet perdorur me kriter. Pijet alkoolike jane te demshme edhe duhani gjithashtu. Ajo nuk duhet te pije duhan as gjate periudhes se qumshit, kur ka foshnjen ne gji.


HIGJIENA
Eshte e rendesishme qe ajo te mbaje nje higjene te rregullt. Ajo duhet t'i kushtoje rendesi gjinjve jo vetem ne drejtim te higjenes por te ndihmoje per veten per te mos patur probleme gjate ushqyerjes se femijes ne gji. Gjinjte pas dushit, duhen masazhuar me nje rrobe te paster dhe paksa te ashper sepse keshtu pakeson mundesine e shfaqjes se plasave (regadeve) te cilat pengojne rrjedhjen e qumeshtit dhe favorizojne infeksionet.


KUJDESI PER DHEMBET
Gjate shtatzanise vihen re brerje ose demtime te dhembeve. Nese behet kujdes keto demtime nuk shfaqen. Ushqimi duhet marre i plote dhe me lende qe permbajne kalcium e fosfor. Keto gjenden ne qumesht, djathe, mish, veze, peshk, perime, buke.
Ne 3-4 muajt e fundit gruaja shtatzane duhet te marre vitamine D ne sasine 800 njesi ne dite. Kjo vlen jo vetem per dhembet por edhe per ruajtjen e shendetit te nenes dhe zhvillimin e femijes. Kontrolli tek stomatologu behet rregullisht nje here ne muaj.
 
Sipër