Eurobasket, Maqedonia pranë çerekfinales!

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari
G

gezimi

Vizitor
Eurobasket, Maqedonia pranë çerekfinales!

Përfaqësuesja e basketbollit të Maqedonisë është befasia më e madhe e Kampionatit Evropian që është dukë u zhvilluar në Lituani. Maqedonia me katër fitore dhe vetëm një humbje, zuri vendin e parë në Grupin C dhe vazhdon garat në fazën e dytë të Eurobasketit.
Pas përfundimit të raundit të parë, në fazën e të tetës së finales formohen grupe të reja, ndeshjet e të cilave do të zhvillohen në qytetin kryesorë të Lituanisë, Vilnus. Maqedonia dhe Rusia do të startojnë me nga 4 pikë, Sllovenia dhe Greqia me nga 3, ndërsa Gjeorgjia dhe Finlanda me nga 2 pikë.
Maqedonia ndeshjen e parë në fazën e dytë do ta zhvillojë të premten kundër Gjeorgjisë, ndërsa të shtunën takohet me Slloveninë. Basketbollistët e Maqedonisë të hënën do të përballen me Rusinë. Në grupin e dytë të të tetave të finales Franca nis me ecuri më të mirë dhe do të ketë 4 pikë. Serbia, Lituania, Spanja dhe Turqia kanë nga tre pikë, ndërsa Gjermania në rrethin e dytë hynë me 2 pikë.
Garat në Kampionatin Evropian vazhdojnë të mërkurën kur në program është super dueli Gjermani-Spanjë. Turqia ndeshet me Francën, ndërsa Serbia do të luajë kundër vendasve, Lituanisë.
GRUPI F
1. Maqedonia 4
2. Rusia 4
3. Sllovenia 3
4. Greqia 3
5. Gjeorgjia 2
6. Finlanda 2
GRUPI E
1. Franca 4
2. Serbia 3
3. Lituania 3
4. Spanja 3
5. Turqia 3
6. Gjermania 2
GRUPI E
Gjermania-Spanja
Serbia-Lituania
Turqia-Franca