Etika indiane

Munella

Anetar Fillestar
Etika indiane

- Ngritu me diellin dhe lutu. Lutu vetun. Lutu shpesh. Shpirti Madh ka me t'ndëgjue, ti duhet vetëm me folë.

- Banu tolerant ndaj atyne që kanë humbë rrugën. Padia, zemrimi, xhelozia dhe lakmia dalin prej shpirtnave t'humbun. Lutu që ta gjejnë drejtimin

- Kërkoje vhten përmes vehtes. Mos lejo të tjerët të udhëheqin me rrugën tande. Ajo asht rruga jote dhe vetëm e jotja, të tjerët mund t'shkojnë me ty, por nuk mund t'shkojnë n'vend teje.

- Trajtoi mysafirët me nji vëmendje shumë të madhe. Shërbei me ushqimin ma t'mirin, jipu krevetin ma t'mirin dhe shprehju nderë dhe rrespekt.

- Mos merr çka s'asht e jotja, ose e noj individi, komuniteti, krahine ose e noj kulture. S'e ke fitue s'e ke t'dhanun. S'asht e jotja.

- Ndero çdo gja që gjindet mbi tokë. T'jenë njerzë apo bimë.

- Rrespekto mendimet, dëshirat dhe fjalët e tjerëve. Asnjiherë mos ia ndëpre fjalën ndokujtë, mos u tall dhe mos ban shaka me te. Të gjithve jipiau të drejtën e shprehjes personale.

- Asnjiherë mos fol keq për tjetrin. Energjia negative që ti e dërgon n'univers do t'kthehet ty shumëfish.

- Të gjithë njerzit gabojnë. T'gjitha gabimet munden me u falë.

- Mendimet negative shkaktojnë smundjen e trupit, shpirtit dhe mendjes. Praktikoje optimizmin.

- Natyra s'asht e jona, ajo asht pjesë e jonë. Ajo asht pjesë e familjes sonë botnore.

- Fmijtë janë fara e ardhmënisë. Mbjell dashni n'zemrat e tyne ujiti me urtsi dhe përvojë nga jeta. Deri kur rriten, jipu hapsinë për me u rritë.

- Shmangiu plagosjes së zemrave të tjerëve. Helmi dhe dhimbja do t'kthehen ty.

- Banu gjithmonë i sinqertë. Ndershmënia asht testi i vullneteve në kët univers.

- Rri i ballancuem. Uni i mendjes, shpirtit, trupit dhe i emocioneve duhet t'jenë barabar t'forta, t'pastra dhe t'shëndosha. Ushtroje trupin për me e forcue mendjen. Pasunohu shpirtnisht për mej shërue plagët emocionale.

- Vetdijshëm vendos se kush do t'jesh dhe si do t'reagosh. Bëhu përgjegjës për veprimet tua

- Rrespektoje privatsinë dhe hapsinën personale të të tjerëve. Mos prek pronën e të tjerëve e sidomos gjana të shejta dhe fetare. Kjo asht e ndalueme.

- N'radhë të parë banu i sinqertë ndaj vehtes. Nuk mundesh me qenë i kujdesshëm e me ju ndihmue të tjerëve në qoftë se s'je i kujdesshëm ndaj vehtës dhe nuk i ndihmon vehtes.

- Rrespektoi besimet fetare të tjerëve. Mos ia impono tjerve besimin tand.

- Shpërndaje lumtuninë tande. Merr pjsë në dhanjen e l'moshave.
 
Sipër