Esat Mekuli

J

Jani

Vizitor
Esat Mekuli

Esad Mekuli lindi në Plavë (Mal i Zi). Shkollen fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Pejë.Studimet i vazhdoj në Beograd, Zagreb e Itali. Kreu fakultetin e Veterinerisë ku edhe doktoroi. Nga
viti 1949 e derisa u pensionua ishte kryeredaktor i revistes letrare “Jeta e Re”. Esad Mekuli ishte antar dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Kosovë.
VEPRAT LETRARE
-”Për Ty” 1955
-”Dita e Re” 1966
-Avsha Ada” 1971
-”Vjersha” 1973
-”Brigje” 1981
-”Rini e Kuqe” 1984
-”Drita që nuk shuhet” 1989

Popullit Tim
Andra e Vajzes
Gjykimi
Mbramja
 
J

Jani

Vizitor
POPULLIT TIM

Deshta, shum’ kam dasht-dishrue
që me këng të trimnoj, me fjalen tënde të ndrydhun
të ngrej fuqitë prej gjumit...
Këndova (dhe kur m’ishte ndalue)
se liria do të vinte edhe për ty, të përbuzun.

Këndova mbi ditët fatlume që do të lindshin, pa dhun,
n’agimin e lirisë për ty me popujt këtu e ngjeti,
mbi forc të bashkimit mbarë:
mbi vrullin tand të mëshehun
-unë, biri yt dhe-poeti.

Po! N’errsinën e shtypjes së randë sa shkambi,
ndëgjova thirrjet që të bana me dal n’dritë-
pse për liri-me tjerë
ke dhanë dhe ti
djers e gjak si etnit.

Kam dhanë, i dashtun...Dhe sot, në liri-
kur thembra e gjaksorit s’na shkel dhe dora pa
pranga mbeti,
me ty këndoj mbi fuqinë e ngjadhun nën yllin që na pri’
-unë, biri yt besnik dhe-poeti.
 
J

Jani

Vizitor
ANDRRA E VAJZËS

Shushuritja e leht’ e t’panjohtunit më treti fare
dhe agime t’kaltërta andrrova...

E nëpër kunor lakmish për ‘limtare-
si lulja q’i jep qiellit lulzimin,
rinin ja dhurova.
Shkëlqyen yjet e qiellit si syt e tijë
të thellë dhe të ndritshm
dhe u shafit nën te e kërthnezta fuqi...

-Sonte shushurutja e leht’e t’panjohtunit
më treti fare
dhe agimet e kaltërta andrrova
 
J

Jani

Vizitor
GJYKIMI
Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët
e fëmijëve tanë
dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë
për ne-
(Breznitë veprat i gjykojn .. -ka thanë nji njeri i
madh!)-
dhe nuk do t’na dënojn, e dij, për belbëzimet
tona, shtërzimet’
për gabimet-t’vogla e t’mëdha-për të
mbërrimet tona...
Pse-kush ka faj që prindet s’na lanë gadi kurrgja
-pos vorreve dhe padijes;
kush ka faj që aq kohë-errësija dhe vetmija-
si mrazet e pranverës kanë mbyt filizat mu në farë?!
Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve
tanë-breznitë,
dhe ata do të dijnë për ne, se ne jemi pjella e Ditës
së Re-dhe plot diell e dashni;
do të dijnë për ne, e dij, dhe do t’ua kallxojnë me
binduni fëmive të vetë
si kemi ngallnjye, nga hini dhe vjetërsia,qytete t’reja,
fabrika dhe katunde...
si kemi shkrue kangë, si kemi thurë tregime-
tue belbzue ebecenë dhe gjuhën vetë...
(Dhe, ani, që të gjithë jemi marrë me çd! o gja, si me
qenë mjeshtra çollakë,
me pak dije po me shumë e shum vullnet...)
 
J

Jani

Vizitor
MBRAMJA
Si tufa mëndafshi t’artë në të kaltërten shami,
n’mes dy duersh t’bardha, dy kodra në borë-
flakron përëndimi...Retë mbi krye prorë
ngasin nëpër qiell dhe zhduken n’hapsi.

...Dhe drita e mbrame shuhet mbi çdo sukë:
cipa e natës shtrihet mbi fushat e përhime,
malet heshtin n’errësi si me qenë të ngrime,
si të humbet jeta-xho gja u nxi, u zhduk.

N’ajri ndihen klithmat e natës që ra-
drujt pran rrugës era i përkund...
Ndërsa drita e bardh, e tretun dikund,

shigjeta të flakta mpreh errësinës me i ra.
Terri sundon botën. Katundet e shtrime
në mes të natës prehen n’lugin me andrrime.
 
Sipër