Ekspozita, konkurse kombëtare dhe monumente

Joni

Moderator
Ekspozita, konkurse kombëtare dhe monumente

Që nga viti 1945, thuajse çdo vit janë organizuar ekspozita të arteve figurative. Më të rëndësishme quheshin ato me rastin e përvjetorëve të Çlirimit dhe të ngjarjeve te tjera kombëtare. Janë organizuar gjithashtu edhe shumë konkurse kombëtare. Konkursi i parë u shpall më 1948 për realizimin e monumentit të Skënderbeut.

Nga ky konkurs fitoi skulptori Janaq Paco (1914-1989) me bocetin e tij që u realizua në bronz pas 10 vjetëve dhe u vendos në qytetin e Krujës (28 nëntor 1959). Mbas çlirimit mori zhvillim të madh skulptura monumentale. Brenda pak viteve u ngritën disa vepra. Nga veprat më të rëndësishme vlerësohen monumenti ekuestër i Skënderbeut në Tiranë (1968) me autorë O. Paskali, A. Mano, J. Paco ; “Monumenti i Pavarësisë” në Vlorë (1972) më autorë K. Rama, M. Dhrami, Sh. Hadëri si dhe disa statuja shtatore dhe monumente të tjera nga Th. Thomai, P. Culi, H. Dule, F. Dushku, A. Mano etj.

Në pikturë u realizuan një numër më i madh veprash. Për herë të parë morën zhvillim thuajse të gjitha zhanret e arteve vizive që nga piktura e skulptura e kavaletit te grafika, skenografia, tekstili, qeramika, qelqi, e deri te mozaiket dhe afresket që u aplikuan në disa godina social kulturore. Në gjithë këtë mori veprash, ndonëse të realizuara nën një censurë të rrepte, u realizuan edhe vepra me vlera të veçanta artistike.

Në artet figurative mungon një figurë aq e shquar sa Ismail Kadare në letërsi, por gjithsesi ashtu si dhe Kadare shkroi kryevepra gjatë periudhës së realizmit socialist, po ashtu edhe mjaft piktorë të talentuar, kanë realizuar tablo të bukura, që s’kanë asgjë të përbashkët me të ashtuquajturën metodë të realizmit socialist.
 
Sipër