EKSKLUZIVE/ Kamerat e sigurisë regjistrojnë tentativën e grabitjes

A

Antoni

Vizitor
EKSKLUZIVE/ Kamerat e sigurisë regjistrojnë tentativën e grabitjes

TIRANË- Ka qënë një tentativë grabitje, ajo e ndodhura sot tek një argjendari në rrugën e Kavajës. News 24 ka mundur të sigurojë pamjet ekskluzive të regjistruara nga kamerat e sigurisë.

Refereuar këtyre pamjeve të filmuara nga kamerat e sigurisë, policia sqaron se personi që tentoi të grabisë argjendarinë, dyshohet se është një adoleshent rreth moshës 15-16 vjec, i veshur me pantallona të shkurtra, bluzë blu dhe me kapele të zezë. Veshja e tij mund të dallohet qartë edhe në pamjet e videos së regjistruar nga News 24.

Gjithashtu policia dyshon se ai ka kërcënuar shitësen e argjendarisë me një armë lodër.

Sipas policisë, grabitësi i ka kërkuar kësaj të fundit lekët, nën kërcënimin e armës lodër, por shitësja që bëri rezistencë i ra menjeherë alarmit, gjë që e ka trembur grabitësin dhe ka bërë që ai të largohet me vrap pa shkaktuar asnjë të lënduar.

Policia vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij.
(ma.ar/BalkanWeb)
 
Sipër