A
Antoni
Vizitor
Dylbitë e reja të ushtrisë përcaktojnë rreziqet
Dylbitë e reja në luftë do t’i lejojnë ushtarët të përcaktojnë lëvizjet e armiqve nga disa kilometra larg, duke përdorur mendimet e tyre që janë të lidhura me një kompjuter.
Pasi kanë qenë nën zhvillim e sipër nga Agjencia e Projekteve të Përparuara të Mbrojtjes(DARPA) që nga viti 2007, Sistemi i Teknologjisë së Paralajmërimit të Hershëm (CT2WS) me nofkën “Dylbitë e Luke Skywalker-it” sipas dylbive të përdorura në filmin “Star Wars”, ato lexojnë valët e trurit me anë të një aparature, të cilën e vendosin ushtarët.
Një kompjuter skanon një fushë 120 shkallë dhe dërgon imazhe të kërcënimeve të mundshme në kompjuter për t’u shqyrtuar nga ata. Kur shikojnë imazhet, sistemi monitoron valet e trurit P-300, që tregojnë njohjen.
Edhe nëse ushtarët nuk e kuptojnë këtë veprim, truri i tyre mund t’i identifikojë objektivat në heshtje dhe sistemi mund ta kapë atë.
DARPA thotë se sistemi CT2WS ka mundur të kapë 91% të kërcënimeve në testimin e tij. Për më tepër, agjencia njofton se sistemi ka parandaluar alarmet e rremë.
Tani që dylbitë kanë vërtetuar të jenë efektive, teknologjia është dorëzuar në Laboratorin e Ushtrisë për Pajisjet e Natës për zhvillim të mëtejshëm.
Kamerat dixhitale të 2036 do të fusin këtë teknologji në shfrytëzim për kapjen e momenteve të përsosura pa u menduar fare.
(a.k/indeksonline/BalkanWeb)