Dy fjalë për kompjuterin

J

Jani

Vizitor
Dy fjale per kompjuterin

Kompjuter quajme nje mekanizem te automatizuar i cili transformon nje informacion (i quajtur informacion, te dhena ne hyrje) ne nje tjeter ose krijon nje informacion te ri (i quajtur te dhena, informacion ne dalje).

Termi Informatik
Termi informatikë i ka zanafillat e veta në fjalë franceze “informatique”, e përbërë information (lajm,njoftim) dhe automatique (vetvetiu) dhe u përdor për herë të parë më 1962. Me këtë fjalë do të tregohet: “një bashkësi teknologjish të tipit elektronik të perkushtuar për mbledhjen, regjistrimin, përpunimin e të dhënave dhe prodhimin e informacionit.
Informatika është shkencë:
• e analizës teorike dhe konceptim i sistemeve informatike Informatika teorike,
• e formimit organizativ dhe teknik te sistemeve informatike - Informatika e sistemeve ose Informatika praktike dhe
• e realizimit të sistemeve informatike, sidomos e realizimit të komponentëve teknike (Hardware)- Informatika teknike
Detyra e informatikës qëndron kështu në nxjerrjen e të dhënave që i referohen një problemi, informacionet që nevojiten për zgjidhjen ose trajtimin e vetë problemit. Mjeti themelor teknoogjik në të cilin bazohet informatika është Përpunuesi Elektronik. Çdo kompjuter, nga më i fuqishmi deri tek më ekonomiku, është i përbërë nga dy elemente themelore: hardware dhe software (hard = i forte, i rëndë; soft = i butë, i lehtë ware = përbërës). Me termin hardware (shpesh shënohet vetëm me HW) tregohet çdo element fizik(trupor) dhe që zë një volum e ka një masë të caktuar i një kompiuteri (kasa, ekrani, kujtesa, disku, tastiera, njesite hyrësë dhe dalëse etj.) Nga ana tjetër me termin software tregohen kryerjet apo zbatimet që zhvillohen në kompjuter (Word, Excel, Gimp, ...) dhe që nëpërmjet informacioneve që hyjnë nga hardwari, prodhojnë rezultatet e kërkuara nga përdoruesi.

Pjesa Hardwere
Më parë përcaktonte termi Hardware në Anglisht copa metali,me të cilat forcoheshin prodhime druri,me qëllim për të rritur cilësine(forcën,përdorimin e jetëgjatësine)e tyre.
Sot përdoret Hardware[Harduer] ndër të tjera për Pajisje përbërëse në një Sistem Kompjuterik(Njehsor).Këtu hyjnë të gjithë grupet ndërtuese(Procesori,Kujtesa RAM,etj.) dhe aparatet rrethuese. Më thjeshtë në Hardware hyn çdogjë që mund të preket.Përkundrazi përcaktohen si Software Programet e te Dhënat(që nuk mund të preken).

Në Hardware hyjnë:
• Mjetet dhënëse ( Shtypësi[printer],Ekrani,Beamer,Zëforcuesi...)
• Mjetet futëse ( Tastiere,Mi,Joystick...)
• Mjetet ruajtëse (Disk,Rrufe[Flash]kujtesë,pajisjet CD-ROM disk,DVD disk,Zip disk,Jaz disk...)
• Kartat shtesë ( shtuese ) ( Karta Pamore[grafikës],Karta e Zërit,Karta Rrjetit,TV-karta,ISDN-Karta,USB-Karta...)
• Mjetet lexuese( lloje të ndryshme Scaner ose Kërkues ) dhe
• Pjesa themelore e ndërtimit të Njehsorit( kompjuterit ) siç është pllakëza amë (anglisht quhet edhe: Mother- apo Main-board),Çipi,Procesori dhe Kujtesa (RAM).

Gjuhet Softwerike
Kompjueteret pa paisje softwerike as qe do te ishin te paramenduar. Softwari eshte ndermjetesues midis shfrytezuesit(perdoruesit) dhe makines. Permes softwarit, shfrytezuesi dergon udhezimet, ato perpunohen ne procesor, pastaj paraqiten rezultatet e kerkuara.
Llojet softwereve
Softwaret ndahen ne disa grupe, nder me te rendesishmet:

Software Aplikativ
Perdoret zakonisht nga shfrytezuesit per qellime te ndryshme, softwari perdorues eshte i mundur qe te punoje, nese softwari sistemor eshte i pranishem. Softwari sistemor eshte ndermjetes ne mes software,Apl dhe pc.
 
Sipër