Domatja mbron nga plakja

A

Antoni

Vizitor
Domatja mbron nga plakja

Domatja, ne fakt, eshte nje perime e pasur me substancen e likopenit, ndoshta me e pasura, e cila cliron nje funksion shume te vlefshem: bllokon aksionin e radikaleve te lira, domethene te substancave qe trupi yne i prodhon si mbetje.

Keto radikale provokojne plakjen e lekures, te cilat demtojne qelizat. Pastaj radikalet e lira mund te favorizojne zmadhimin e tipave te ndryshem te kancerit si atij te gjoksit, ne vezoret e grave dhe ne prostate tek burrat.

Domatja keshtu eshte shume e cmuar per bukurine e lekures dhe eshte nje arme efikase ne parandalimin e kancerit dhe akoma me shume koncentrati i saj, na thone studiuesit. Motivi eshte i thjeshte, pergjate pergatitjes, kur domatja zihet, nxehtesia dhe uji e avullojne dhe koncentron perberesit ushqimore, ku eshte me i rendesishem likopeni.

Kaloria pastaj transformohet dhe likopeni behet me i asimilueshem nga trupi njerezor. Ja perse sasia e likopenit gjendet ne permbajtje 10 here me shume se tek tuli i perimit te fresket. Domatja, sipas nje kerkimi italian, eshte e vlefshme edhe sepse permban sasi kriperash minerale te domosdoshme per shendetin dhe bukurine, p.sh kaliumi, i cili lufton ruajtjen e nivelit hidrik dhe presionin e larte, me kalciumin, i rendesishem per te pasur dhembe dhe kocka te forta, hekuri, fosfori dhe vitaminat A dhe C, te cilat luajne nje rol te rendesishem per bukurine dhe shkelqimin e lekures dhe ne parandalimin e tumoreve. Dhe, se fundmi, eshte e pasur me fibra ushqyese, te cilat lehtesojne funksionimin e zorreve.
 
Sipër