Dokumenta për vizë Greke

F

Flori

Vizitor
Dokumentat per vize Greke

2 fotografi (format 3 me 4)
  • Certifikatë familjare (e legalizuar pranë Prokurorisë së Rrethit dhe pranë Ministrisë së Jashtme nëpërmjet Postës Shqipëtare)
  • Certifikatë personale
  • Pasqyre e llogarise bankare (mbi 3 mijë euro për siguri)
  • Librezë e sigurimeve shoqërore
  • Vërtetim pune
  • Ftesë e sigluar nga Autoritetet vendase greke (në rast se ju mirëpret dikush)
  • Prenotim i biletës së avionit ose të autobusit (vajtje-ardhje)
  • Prenotim i hotelit
  • Pashaportë e vlefshme deri në gjashtë muaj pas planifikimit të udhëtimit
  • Siguracion shëndetësor për periudhën e qëndrimit në Greqi
  • Fotokopje e Kartës së Identitetit
  • Fotokopje e pashaportës
  • Mandat pagesë e taksës për marrjen e vizës pranë Alpha Bank (35 EUR)
Kur sigurohen te gjitha dokumentet e mësipërme:

Telefonon në numrin 09004044004

(të caktojnë datën e takimit për të paraqitur dokumentat në ambasadë)

Paraqitja në ambasadë

Në momentin e paraqitjes në ambasadë dorëzohet nga autoritetet konsullore formulari për vizë turistike që plotësohet në vend dhe dorëzohet më pas me të gjitha dokumentat e tjerë tek oficeri konsullor

Tërheqja e pashaportës pranë zyrave postare të përcaktuara.
 
Sipër