Dokumenta për pajisje me Pasaportë

F

Flori

Vizitor
Dokumentat për pajisje me Pasaporte

Dokumentacioni:
Dokumentat per tu paisur me pasaporte shtetasit i dorezojne prane Komisariatit te Policise ne te cilin kane regjstrimin e gjendjes civile dhe ne Perfaqesite tona Diplomatike, kur ndodhen me banim te perkohshem jashte shtetit. Pasaporta plotesohet ne zyren e plotesimit te pasaportes prane Drejtorise se Policise ne Qarqe dhe shtetasi e terheq pasaporten atje ku ka dorezuar dokumentet per tu paisur me pasaporte.
Zyrat e pranimit te dokumentave per tu paisur me pasaporte ndodhen prane Komisariateve te Policise dhe ne Perfaqesite tona Diplomatike jashte shtetit.
Paisja e shtetasve me pasaporte mund te behet para ketij afati apo me urgjence per, invalidet, veteranet, te moshuarit, per çeshtje te rendesisheme shteterore, aktivitete politike, probleme te urgjences mjekesore veprimtari keto te shoqeruara me dokumenta perkatese bashkelidhur.
Ne aplikim kerkohen keto dokumenta :
kerkesa me shkrim
çerifikata me fotografi
kater cope fotografi me permasa 4 x 5 cm ne planin ballor, me qoshe te rrumbullakta.
Pamja e fytres deri ne mjeker te mbuloje 70% te fotografise, pa kapele ose shami ( perjashto te moshuarit ose ato qe mbajne shami per force zakoni ). Fotografia te jete e ndriçuar, pa hije te errta ne fytyre. Nese kerkuesi mbane syze, xhamat nuk duhet te kene shkelqim dhe ngjyre. Fotografia te jete me ngjyre dhe me sond te bardhe dhe me leter jo polaroide. Te tille fotografie duhet te kete dhe çertifikata. Nese fotografia nuk permban keto kerkesa dokumentacioni nuk pranohet.
Shtetasi per pasaporten paguan vleren 5 000 leke.
Shtetasi nen moshen 16 vjeç nuk mund te aplikoje vete, per keto raste aplikojne prinderit, kujdestari ose pefaqesuesi ligjor, bazuar kjo me dokumentet qe justifikojne kete veprim.
Per paisjen e femijeve me pasaporte nen moshen 16 vjec duhen te paraqiten keto dokumenta:
Çertifikate lindje me fotografi dhe çertifikate familjare.
Kater cope fotografi me permasa 4 x 5 cm, fotografi ne planin ballor, me qoshe te rrumbullakta.
Kerkese me shkrim nga perfaqesuesi ligjor.
Kur femija bashkejeton me te dy prinderit, kerkesa do te nenshkruhet nga te dy prinderit dhe te jete e noterizuar.
Ne raste se prinderit jane te divorcuar, kerkesen dhe dokumentat per paisjen e femijes me pasaporte si dhe terheqjen e saj e ben prindi ( babai ose nena ), ose kujdestari te cilit ne baze te vendimit te gjykates i eshte lene e drejta prinderore ( per rritje edukim ). Per keto raste veç kerkeses dhe dokumentave qe percakton ligji, bashkelidhur dhe vendimi i gjykates, ku shprehet se ketij prindi apo kujdestari, i eshte lene e drejta prinderore per kujdesin e femijes. Kerkesa duhet te jete e noterizuar.
Prokure e leshuar nga perfaqesuesi ligjor i femijes.
Per femijet qe nuk jane ne gjendje te nenshkruajne, firmosja e kerkeses per paisje me pasaporte dhe e formularit te behet nga prindi, kujdestari ose perfaqesuesi ligjor, bazuar kjo ne dokumentat qe justifikojne kete veprim.

Per femijet e lindur jashte martese me shtetas shqiptare apo te huaj, dokumentacioni per paisje me pasaporte per jashte shtetit paraqitet nga prindi i cili e ka ne ngarkim femijen, pavarsisht nese ne çertifikaten e lindjes figuron apo jo emri i te atit.
Per femijet qe biresohen nga shtetasit e huaj veç kerkesave te ligjit duhen dhe keto dokumenta:
Kerkesa e bere nga Komiteti i Biresimit.
Vendimi i Gjykates per biresimin e femijes.
Kerkese e fotokopje e pasaportes se shtetasit qe bireson femijen.
Per paisjen me pasaporte te femijeve te Shtepise se Femijes, veç dokumentave qe percakton ligji duhen dhe keto dokumenta .
Kerkese zyrtare e Shtepise se Femijes.
Dokumenti qe verteton se femija eshte i ketij institucioni (Urdher i Ministrise se Punes Sociale dhe vendim gjykate per vendosjen e femijes ne kete institucion).
Dokument te argumentuar se ku dhe perse femija do te shkoje jashte shtetit.
Personeli i policise pais shtetasit me vertetime mbi vleresimin e paportes mbi menyren dhe proçedurat e paisjes se shtetasve shqiptare me pasaporte apo probleme te tjera qe atyre u nevoiten per efekt dokumentash (legalizimi i dokumentave ne Ministrine e Puneve te Jashtme) sipas rregullave te administrates, ne nivele Komisariat, DPQ dhe Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit.
Ne Drejtorite e Policise se Qarqeve behen shenime te ndryshme ne pasaporte, si hedhje femijesh, zgjatje te afatit te pasaportes etj.
Kostoja per ralizimin e sherbimeve te parashikuara ne piken 8 eshte 100 leke.
Shtetasit deri ne moshen 16 vjeç paisen me pasaporte te vlefshme per 5 vjet, ndersa ata mbi 16 vjeç paisen me pasaporte te vlefshme per 10 vjet.
 
Sipër