Disa t'vërteta mbi Jezusin

Munella

Anetar Fillestar
Disa t'vërteta mbi Jezusin

Shkrimet egjiptiane, mbi 1.200 vjet të vjetra, jo vetëm që zbulojnë detale t'reja rreth kryqzimit të Jezusit, por edhe disa gjana interesante rreth Darkës së Mbramë. Njena prej detaleve ma interesante e ma e re sigurisht asht edhe ajo pjesë ku flitet se si Jezusi mund të ndryshonte formën e jashtme.

Sipas ktyne t'dhanave, Juda e puthi Jezusin, me qëllim identifikimi.

Çifutët i thonë Judës: Si mundemi me e arrestue Jesusin kur Ai ndrron nji mori formash. Noj herë bahet i zi, noj herë i bardhë, noj herë i kuq, noj herë ngjyrë gruni. Noj herë duket edhe i ri e herë-herë edhe plak. Thuhet në tekst.

Në tekst thuet se Darkën e Mbrame Jezusi e kaloi i shoqnuem me xhelatin, Ponci Pilatin, i cili i propozoi që n'ved t'Jezusit, n'kryq ta vente djalin e tij (Ponci Pilatit) , por Jezusi nuk pranoi.

Kto informacione u çfaqën për herë t'parë në librin ma t'ri t'profesorit historisë së krishtenë, Roelof van den Broek, prej Universitetit të Utrechtu-së.

Gjithmonë simbas tekstit asht interesant të përmendim, shndrrimin e ujit në venë, ecjen mbi uji dhe ndrrimin e formës, por edhe aftsinë e Jezusit për me qenë i padukshëm.

Simbas Van Den Broek, teksti asht zbulue që prej vitit 1910, por shumë kohë ka qenë pronë e nji t'pasuni me emnin JP Morgan.
 
Sipër