Dhjetë statujat më të mëdha në botë

S

shpresa

Vizitor
Dhjetë statujat më të mëdha në botë

Statujat shërbejnë për të përkujtuar e nderuar koncepte e njerëz. Ngrijnë kulte e rrëfejnë përulësi. Janë me përmasa të ndryshme sipas kohës e stilit, të cilit janë ndërtuar. Por, disa statuja janë aq të mëdha dhe përfaqësuese sa nuk mund t’i shpëtojnë asnjë syri. Një ndër to është ajo e Jezusit golashënues në Ohajo. Në vitin 2004 kisha “Solid Rock” ngriti një statujë 19 metra të lartë të Jezusit që kishte ngritur krahët në qiell, të cilën e quajtën statuja e Mbretit të Mbretërve. Udhëtarët që kalonin aty e quajtën statujën Jezusi golshënues sepse duket sikur sapo ka shënuar një gol dhe po ngre krahët lart. Më 14 qershor kjo statujë u godit nga rrufeja dhe materiali prej fibrash qelqi dhe polisteroli u shkatërrua krejtësisht. Në vitin 1967, Bashkimi Sovjetik i dedikoi një monument gjigand një prej triumfeve më të mëdhenj të Luftës II Botërore. Thirrja e Mëmëdheut është 52 metra e lartë dhe ka ngritur një shpatë nga qielli, e cila është 33 metra. Për të mbërritur tek bazamenti i statujës duhen kaluar 200 shkallë, të cilat përkujtojnë betejën 200-ditore të Stalingradit, ku Ushtria e Kuqe theu rrethimin gjerman, për të pushtuar më pas ushtrinë. Zonja Liri ishte një dhuratë nga Franca dhe shërbente për përkujtimin e njëqindvjetorit amerikan në vitin 1876. Por, statuja nuk përfundoi në Francë, ku dhe po punohej, deri në vitin 1884 për t’u shpërbërë në 350 pjesë e paketuar në 214 arka për udhëtimin e gjatë përmes Atlantikut. Kur më në fund mbërriti në Nju Jork, në vitin 1885 statuja qëndroi në depo për 11 muaj për shkak se piedestali s’kishte përfunduar ende. Ajo u vendos më në fund më 28 tetor 1886. Tian Tan Buda ka qenë dikur statuja më e madhe e Budës në një ambient të hapur. Tian Tan Buda peshon rreth 250 tonë dhe kërkon që vizitorët të ngjisin 268 shkallë. Në një ditë të kthjellët, statuja mund të dallohet nga banorët e Makaut në Kinë prej përtej detit Jugor të Kinës. Statuja e ka marrë emrin nga baza, e cila është model i altarit të parajsës. Ndërtimi i kësaj statuje gjigande ka kushtuar 68 milionë dollarë dhe për ndërtimin e saj janë dashur thuajse tre vjet. Më 30 prill 2010, presidenti senegalez Abdoulaye Ëade zbuloi me solemnitet Statujën e Rilindjes Afrikane përpara 19 krerëve shtetesh afrikane, reverendit Jesse Jackson, këngëtarit Akon dhe përfaqësuesve nga Koreja e Veriut. Menjëherë pas kësaj nisën ankesat. Senegalezët u ankuan se statuja 49 metra e gjatë e bërë nga bakri ishte shumë e shtrenjtë (28 milionë dollarë) e shëmtuar (fjala staliniste u përmend shumë herë) dhe e korruptuar (për ndërtimin e saj punuan punëtorë koeano-veriorë). “Duart më të mëdha që luten” dhe që fillimisht njiheshin me emrin “Duart që shërojnë” janë dy duar masive që shfaqen në një proces lutjeje përbëjnë atë që njihet si skulptura më e madhe e bronzit në botë. Skulptura peshon 30 tonë dhe tani qëndron në hyrje të universitetit “Oral Roberts” në Tulsa, Oklahoma. Në bazamentin e saj është gdhendur një pasazh nga Bibla: “Dhe Jezusi u rrit në urtësi dhe shtat, bashkë me Zotin dhe njerëzit”. Krishti Shpëtimtar ngrihet 710 metra mbi Rio de Zhaneiro, në majën e malit Korkovado. Kjo statujë është 40 metra e lartë mbi një bazë të lartë prej dhjetë metrash. Krahët e hapura të statujës arrijnë në një gjerësi prej 30 metrash. Krishti i Rios është ndërtuar ndërmjet vitit 1922 dhe 1931 me beton dhe gurë të butë. Ai ka gjithnjë qenë një destinacion turistik për turitët si dhe njihet si simbol i qytetit më të madhe të Brazilit në gjithë botën.
 
Sipër