V
Veptima
Vizitor
Derdhi rërën e maces, italiani i thyen këmbën shqiptarit
Një shqiptar teksa po shpërndante fletëpalosje publiciteti derë më derë, në Rescaldina të provincës së Milanos, pa dashje ka shkaktuar derdhjen e një qeseje me rërë për macet përpara një banese.
Kjo gjë ka shkaktuar reagim të ashpër të të zotit të shtëpisë, i cili nuk ka ngurruar të marrë një çekiç e të godasë “fajtorin” duke i shkaktuar plagë të rënda.
Agresori është një 22-vjeçar, tashmë i arrestuar nga karabinierët për plagosje, njofton portali Shqiptari i Italisë.
I plagosuri është një 60-vjeçar shqiptar që e fiton bukën me punë të rastësishme si shpërndarja e fletëpalosjeve të publicitetit.
Nisur nga të dhënat e dëshmitarëve dhe të vetë viktimës karabinierët thanë se, i riu i është vërsulur të moshuarit sapo ka parë rërën të derdhur përpara derës së shtëpisë. Gjatë grindjes ka hyrë në shtëpi, ka marrë një çekiç dhe ka goditur me forcë 60-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë të rënda.
I riu, ka pranuar para karabinierëve se e ka goditur të moshuarin, por është justifikuar duke thënë se edhe 60-vjeçari e kishte sulmuar.
Aktualisht italiani gjendet në burgun San Vittore të Milanos me akuzën e shkaktimit të plagëve të rënda.
/Shekulli Online/Përgatiti: B.M./