Daniel Alley, milioneri që u rrit n'vorfni

Munella

Anetar Fillestar
Daniel Alley, milioneri që u rrit n'vorfni

DANIEL ALLEY, MILIONERI QË U RRIT N'VORFNI
Ju nuk jeni fajtor n'qoftë se keni lind i vorfun, por mbeteni fajtor n'qoftë se vdisni i vorfun. Bill Gates.
Kët deklarate plotsisht e mbështet kolumnisti dhe sipërmarrësi i Business Insider, Daniel Alley, i cili na e zbulon pervojën e tij me njerzë të pasun dhe të vorfun.
Bill Gates n'moshën 31 vjeqare e fiton miliardin e praë dhe n'ditlindjen e 40 të tij. Shpallet njeriu ma i pasuni n'botë. (shenimi im)
Alley gjatë jetës ka qenë edhe i pasun edhe i vorfun. Asht rritë n'vorfni, por ka besue n'vete se do t'bahet i pasun. N'moshën 24 vjeqare e fiton milionin e parë. Mbas disa investimeve t'gabueshme msohet nga përvoja dhe fillon me investue aty ku do t'ket sukses, por mson edhe si duhet me e ruejtë pasuninë e fitueme.
S'ka asnji arsyeje që t'jetoni n'vorfni. Pasunia ju pret, por ju vet duhet t'vendosni çka dëshironi n'jetë. Thotë Alley i cili mendon se ma s'shumti n'jetë i ka ndihmue kur e ka kuptue dallimin e mendimeve dhe qëndrimeve n'mes njerzve t'pasun dhe t'vorfun.

Çe 10 dallimet kryesore simbas tij n'mes njerzve t'pasun dhe atyne t'vorfun.
....Njerzit e vorfun janë skeptikë.
Sakt m'kujtohet nji kolegë që i gjeneralizonte t'gjithë automekanikët tuj thane se gjithmonë ata shikojnë mej mashtrue klientët e vet. Ai besonte se t'gjithë i duen t'hollat e tij, dhe sejcili do ta mashtrojë për me nxjerrë noj përfitim prej tij.
....Njerzit e pasun janë me plot besim
Ndoshta kjo do tu tingllojë si e pabesueshme, por numri ma i madh i njerzve t'pasun i lanë t'qeluna dyertë e makinave e dyertë e shpiave t'veta. Nji gja të tillë, sigurisht nuk do ta përjetoni në laxhet e vorfuna. T'pasunit përpara do tu besojnë njerzve të cilët tek sa i kanë njoftë dhe u japin mundsinë atyne të mbesin ashtu si janë.
....Njerzit e vorfun gjithmonë gjejnë gabime
Njerzit që s'fitojnë mjaftë gjithmonë kërkojnë probleme n'vend t'zgjidhjeve. Gjaja ma e e zakonshme te ata përfundon kështu që fajësojnë mjedisin, rrethanat, biznesin, motin, qeverinë apo çfarëdo tjetër, tuj krijue lloj-lloj arsyenash si shkak që i pengon për me u ba t'suksesshëm.
....Njerzit e pasun e gjejnë suksesin.
Njerzit që fitojnë shumë e kuptojnë se çdo gja ndodh me arsyeje. N'vend që ti lanë gjanat të shkojnë simbas rrjedhjes tyne, ata drejtëpërdrejtë ndikojnë në rrjedhjen dhe zhvillimin e ngjarjeve. I lanë menjianë t'gjitha ankimet e arsyetimet sepse diçka duhet me ba. Puna duhet me u krye.
....Njerzit e vorfun bajnë supozime
Kur asht n'pytje e vërteta, t'vorfunit shumë shpesh krijojnë supozime dhe spekullime. Shtiren si bje fjala, kanë me kontaktue nji njeri shumë t'njoftun dhe s'kanë kohë për ju prandaj s'ka kuptim t'provoni me kontaktue me te. N'vend që t'vertetojnë mirë faktet e t'pysin se kush jeni, ata as që përpiqen t'ia arrijnë ktij qëllimi.
....T'pasunit parashtrojnë pyetje
Shumica e njerzve t'pasun pyesin „çfar nëse“. Përshembull: „Çka do t'ndodhte n'qoftë se i dërgojnë mail presidentit dhe ai/ajo si do tu përgjigjet“. Kur filloni me ba pyetje, vet do tu zhvillohet t'menduemit për zgjidhje. Nuk janë t'randsishme përgjigjet, i randsishëm asht hulumtimi i përgjigjeve.
....Njerzit e vorfun thonë „ata“ dhe „ata“
N'dyqan e kam ndëgju komentin e nji zonje, që asnjiherë s'ka njerzë t'mjaftueshëm nëpër kasa dhe s'e merr vesh se ku qëndron problemi. Shifei se ajo zonjë kurrë s'ka pas firmë t'vetën dhe as që ka pas far përgjesie lidhun me punën e vet.
....Njerzit e pasun thonë „ne“
Në njenin prej restorantëve t'mij t'preferuemë, kamarieri mburrei me krenari se si e pregatisin mishin në nji mnyrë të veçantë. Ndjenja e tij e krenarisë dhe përkatësisë ka ndikue pozitivisht tek unë dhe m'ka shty mej dhanë nji peshqesh t'vlefshëm. Sigurisht, ma lehtë do t'baheni i pasun n'qoftë se investoni n'diçka që besoni.
....Njerzit e vorfun kërkojnë ma t'lirin opsion.
Egzistojnë njerzë të cilët blejnë edhe gjana që s'ju duhen fare vetëm se asht lirë. Shpejtojnë nëpër dyqanet me zbritje dhe provojnë petka që fare s'u duhen mandej edhe fare s'u pëlqejnë, por na lavdërohen se kanë kalue mirë.
....Njerzit e pasun kërkojnë opcionin ma t'mirë.
Ata që kanë t'holla përpiqen me kërkue diçka që e konsiderojnë kvalitet. Nuk kufizohen tek qmimi dhe shpesh herë kërkojnë kshilla kur blejnë. Asnji herë s'mundesh mej takue njerzit e pasun tuj ble gjana t'pa vlefshme dhe t'pa dobishme.

..........
Kam pas lexue në nji libër se njena prej arsyejeve pse s'kemi pasuni asht edhe ajo se shumë pak i falnderohemi Zotit e aspak s'e nderojmë paranë.
 
Sipër