Daçiç: S'njohim pavarësinë e njëanshme, Thaçi: Shtetësia e paprekshme

Miri

Anëtar drejtues
Daçiç: S'njohim pavarësinë e njëanshme, Thaçi: Shtetësia e paprekshme

UAHINGTON- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nisi sot rreth orës 16:00 diskutimin për situatën në Kosovë, ndërsa raporti tremujor për gjendjen në vend u paraqit para anëtarëve të këshillit nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka kërkuar publikisht të mos njihet pavarësia e Kosovës. Ai akuzoi qeverinë e Kosovës se ka penguar zhvillimin e diskutimeve mes dy vendeve, ndërsa ka thënë se në jug e veri të Kosovës popullata serbe diskriminohet e vritet.

“Ka kërcënime të komunitetit serb, qoftë në jug dhe veri të Kosovës. Nuk kanë tolerancë ndaj besimit tonë fetar, incidente me kishat tona. Ka heshtje të institucioneve nga ana tjetër”, tha Daçiç.

Daçiç ka kërkuar një zgjidhje politike dhe gjithëpërfshirëse për cështjen e Kosovës.

“Dialogu duhet të vazhdojë, por kjo nuk varet nga ne, cështjet e mbetura të pazgjedhura nuk duhet të anashkalohen. Beogradi nuk mund të qendrojë duke dhënë dhe Prishtina duke marrë. Duhet zgjidhje gjithpërfshirëse për të gjitha palët, për sa i përket statusit të Kosovës.

Ai përmendi më tej cështjen e trafikut të organeve, duke akuzuar UCK-në se ka kryer trafik organesh në territorin e Kosovës, në dëm të popullatës serbe, sic përmendi ai.
Ndër të tjera Daçiç tha se “Prishtina e anashkalon juridiksionin e Këshilli të Sigurimit”.

Thaci: Statusi i Kosovës u zgjidh më 17 shkurt 2008
Kryeministri kosovar Hashim Thaci gjatë fjalës së tij reagoi duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit serb Ivica Dacic që fliste për Kosovën me status të pazgjidhur dhe si krahinë e Serbisë. Thaci deklaroi se pavarësia e Kosovës është zgjidhur me 17 shkurt të vitit 2008.

"Statusi i Kosovës është zgjidhur me 17 shkurt 2008 një herë e përgjithmonë. Është fakt që nga shkurti i vitit 2008 Kosova ka forcuar institucionet. Jam i nderuar t’ju informoj për procesin e fundit për ti dhënë fund mbikqyerjes së pavarësisë . 5 vite më parë shpallën pavarësinë. Miratimi dhe zbatim i Kushtetutës, decentralizimi i Komunave, krijimi i 6 komunave me përbërje serbe dhe zgjedhja e deputetëve serb janë shembuj të transformimit dhe demokratizmit të vendit. Esenciale kanë qënë të dejtat e minoriteteve. E gjithë korniza ligjore garanton të drejta të barabarta për grupet etnike në Kosovë”,- theksoi Thaci.

Thaci duke theksuar rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për stabilitetin e rajonit të Ballkanit, ka ripërsëritur qëndrimin e qëverisë që ai drejton për mosprekjen e shtetësisë dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Serbia refuzon marrëveshjen për bahkëpunimin rajonal. Besueshmëria e këtij dialogu teknik është ne rrezik dhe i bëjëmë thirje që të pranojmë ato që kemi rënë dakort. Mungesa e dialogut është problem për stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit. Përderisa ne jemi të përkushtuar ne shtetësinë dhe integritetin territorial nuk do e diskutojmë kurrë. Besojmë se dy kombet të mos mbeten peng”,- deklaroi Thaci.

Duke iu referuar cështjes së veriut të vendit, Thaci nënvizoi se tashmë është gati zyra administrative që do të operojë në këtë pjesë të vendit, pasi sic tha ai ‘ Kosova është kundër ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve”,- duke shtuar se qeveria e Kosovës ka plan të integrojë këtë pjesë.

(ma.ar/e.m/BalkanWeb)
 
Sipër