CDC studion inflamacionin e muskujve të zemrës tek disa të rinj, pas vaksnimit

  • Tema nisëse Marrë nga Reuters
  • Data e fillimit
M

Marrë nga Reuters

Vizitor
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan se disa adoleshentë dhe disa të rinj mbi 18-vjeç, të cilët morën vaksina kundër koronavirusit, përjetuan inflamacion të muskujve të zemrës. Duke rekomanduar studime të mëtejshme, agjecia thotë se kjo gjendje shpesh kalon pa ndërlikime dhe mund të shkaktohet nga një shumëllojshmëri virusesh. Disa adoleshentë dhe disa të rinj mbi 18-vjeç, të cilët morën vaksina anti-COVID përjetuan inflamacion të muskujve të zemrës, tha një grup këshillues i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, duke rekomanduar studime të mëtejshme. Komiteti Këshillimor i CDC-së për Praktikat e Imunizimit në një deklaratë të datës 17 maj tha se kishte shqyrtuar raporte se “disa adoleshentë dhe të rinj mbi moshën18-vjeç, pas marrjes së dozave të vaksinës kundër koronavirusit, zhvilluan miokardit, një inflamacion i muskujve të zemrës”. Sipas CDC-së kjo gjendje shpesh kalon pa ndërlikime dhe mund të shkaktohet nga një shumëllojshmëri virusesh. Nga monitorimi i CDC-së, thuhet në deklaratë, nuk janë gjetur më shumë raste sesa pritej në popullatë, por anëtarët e Komitetit për Vaksinimet menduan se ofruesit e kujdesit shëndetësor duhet të informoheshin për këtë “efekt anësor”. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nuk njoftuan se sa njerëz ishin prekur, nga inflamacioi i muskujve të zemrës pas vaksnimit, por rekomanduan hetime të mëtejshme. Doktor Amesh Adalja, studiues i vjetër në qendrën “Johns Hopkins” për Sigurinë Shëndetësore, tha se dihet që vaksinat shkaktojnë miokardit dhe do të ishte e rëndësishme të monitorohet për të parë nëse rastet në fjalë kanë lidhje me vaksinat anti-COVID. “Është e rëndësishme të shikojmë raportin rrezik-përfitim.Vaksinat do të jenë pa dyshim shumë më të dobishme se tejkalimi i këtij rreziku shumë të ulët, nëse përcaktohet përfundimisht", tha Dr. Amesh Adalja. CDC thotë se rastet me miokardit ndodhën zakonisht brenda katër ditësh pas marrjes së vaksinave të ndërtuara në bazë të teknologjisë mRNA . CDC nuk specifikoi emrin e një vaksine që shkakton inflamacion të muskujve të zemrës, por Shtetet e Bashkuara kanë dhënë autorizim emergjent për dy vaksinat “Moderna” dhe “Pfizer”. Në muajin prill, Ministria e Shëndetësisë e Izraelit tha se po shqyrtonte një numër të vogël të rasteve të inflamacionit të zemrës tek njerëzit që kishin marrë vaksinën “Pfizer”, por ende nuk ka nxjerrë ndonjë raport përfundimtar. Shumica e rasteve në Izrael u raportuan tek individët e moshave 30 vjeçare. Të shtunën, dy kompanitë “Pfizer” dhe “Moderna” nuk iu përgjigjën kërkesave për komente nga agjensia e lajmeve Reuters. Në fillim të këtij muaji rregullatorët amerikanë zgjeruan përdorimin e vaksinës “Pfizer” për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç.

Vazhdoni të lexoni...
 
Sipër